Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, Mehmeti: Koha për tri pikë

-

Xhuljo Mehmeti është një nga titullar absolut te Kastrioti i këtij sezoni. Mesfushori 27vjeçar ka zhvilluar 43 ndeshje në total me fanellën krutane në këto dy vite që është pjesë e ekipit, teksa më parë kishte luajtur në Superiore me Kamzën. Në një intervistë për “Panorama Sport” mesfushori komenton ndeshjen e fundit me Bylisin, atë të radhës me Kukësin, si dhe flet për aspektin personal.

Barazimi në Ballsh ju kënaqi apo prisnit më tepër?

Ishte një ndeshje e vështirë, pasi Bylisi është ekip shumë i fortë në fushën e vetë. Për ata ishte një shans shumë i mirë të na afroheshin, ndërsa për ne ishte hera e parë që luanim në presion pikësh këtë sezon. Ishte një provë karakteri për të gjithë ne dhe jemi të kënaqur për pikën e marrë.

Prisni Kukësin të shtunën, si e parashikon­i?

Me Kukësin janë detyrim 3 pikët, pasi kemi disa javë që nuk i kemi shijuar, por edhe mund t’i kemi merituar në disa ndeshje. Kukësi ka lojtarë me kualitetet më të mira të këtij kampionat. Nuk e kuptoj që një ekip si ata mos të luftojnë për Europë ose për kampion. Megjithatë, i respektojm­ë, por nuk i mbivlerëso­jmë. Këtë herë kemi dëshirë të madhe për të marrë 3 pikët dhe për të vazhduar rrugën tonë drejt qëndrimit në Superligë, që është edhe objektivi i klubit.

A kënaqet Kastrioti me një pikë nga kjo përballje?

Siç e thashë më lart, ne po e përgatisim ndeshjen për ta fituar, kemi dëshirë shumë të madhe. Jemi të motivuar, por nëse ndeshja sjell ta papritura, barazimi do të ishte më mirë se humbja.

A keni bërë llogari sa pikë i duhen Kastriotit për të siguruar qëndrimin?

Besoj se gabimi më i madh për ne do të ishte të merremi me llogari. Ka edhe 10 javë kampionat dhe ne duhet të llogaritim vetëm fitoren në ndeshjen e radhës. Nuk ke si bën llogari në një kampionat ku diferencat nga fundi deri në majë janë të vogla.

Si do ta konsideron­it këtë sezon në aspektin personal?

Pas janarit kam pas gjendje fizike të mirë dhe deri diku jam i kënaqur, sepse në dy fazat e para vuajta pak me dëmtimet dhe me virusin. Tani kam arritur vazhdimësi­në, gjë që është e rëndësishm­e për një futbollist. Shpresoj ta mbyllim mirë dhe atëherë do ta quaja sezon pozitiv. BUJAR BALLIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania