Panorama Sport (Albania)

Haxhiu: Nuk dorëzohemi për mbijetesën

-

Të shtunën në “Loni Papuçiu” të Fierit do të vihen përballë njëra-tjetrës dy ekstremet e renditjes: Apolonia e vendit të fundit dhe Teuta kryesuese. Gjendja në tabelë nuk ka nevojë për komente për diferencat që ekzistojnë mes dy ekipeve, por në fushë janë të detyruara për të kërkuar maksimumin. Fierakëve vetëm fitorja u bën punë për të mbajtur disi gjallë edhe ato pak shpresa që u kanë mbetur, por dhe “djemtë e detit” vijnë të karikuar për 3 pikë, pasi nuk duan që ta lëshojnë kreun. Teuta, bashkë me Tiranën dhe Vllazninë, përbëjnë tri skuadrat, të cilave Apolonia nuk u ka marrë asnjë pikë të vetme këtë sezon. Me durrsakët, fierakët i kanë humbur me rezultatin minimal të dyja ballafaqim­et e fazave të para, por shpresojnë që të mos vazhdojnë serinë e humbjeve edhe këtë herë, duke synuar që të bëjnë edhe një farë autokritik­e për disfatën e thellë ndaj Tiranës. DEKLARATA – Rimal Haxhiu mbetet një nga lojtarët më në formë dhe pikë e fortë e mesfushës fierake. Kundër Tiranës, ka spikatur me atë zbritje asfiksuese në krahun e djathtë në fundin e pjesës së parë, duke lënë pas çdo kundërshta­r që i dilte përballë dhe asistoi për golin e dytë të Levendit. Haxhiu ndihet keq për atë humbje kundër bardhebluv­e dhe për situatën në renditje. “Më vjen keq që nuk arritëm të menaxhonim dot avantazhin e pjesës së parë me Tiranën. Ka qenë një humbje që, e shoqëruar dhe me rezultatet e rivalëve tanë, i ka vështirësu­ar akoma më shumë pozitat tona në renditje. Kemi një detyrë shumë të komplikuar përpara, por nuk duhet të humbasim shpresat”, ka thënë fillimisht Haxhiu për “Panorama Sport”. Më tej, anësori i Apolonisë ndalet te ndeshja me durrsakët, duke e vlerësuar kundërshta­rin dhe parashikua­r një tjetër përballje të vështirë për skuadrën e tij. “Teuta është skuadra kryesuese, me meritë, që ka vetëm 2 humbje në këto 26 javë. Ata kanë mbrojtjen më të mirë dhe që ka pësuar më pak gola, një kundërshta­r që nuk njeh fushë dhe që nuk ka nevojë për fjalë të tjera. Ne e respektojm­ë Teutën për gjithçka që ka bërë këtë sezon dhe e dimë që do të na presë një ndeshje e ngarkuar dhe e fortë, pasi ata do të kërkojnë të ruajnë kreun. Por, pozitat tona të lëkundura nuk na lejojnë që të humbasim, pasi do të ishte një tjetër fatalitet në fushën tonë. Pavarësish­t shkallës së vështirësi­së, ne do të provojmë me të gjitha forcat tona për të dalë fitues nga kjo ndeshje”, përfundoi lojtari i krahut. BUJAR RAMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania