Panorama Sport (Albania)

Ka shënuar në fitoren e fundit në Laç, Kruja: Do thyejmë tersin

- A. URURÇI

Vllaznia do të kërkojë fitoren e parë sezonale ndaj Laçit. Një gjë të tillë e ka theksuar një nga dy autorët e golave të shënuar në fitoren e fundit afro 7 vite më parë, mesfushori Arsid Kruja. Ai nuk e fsheh dëshirën që të jetë sërish protagonis­t, por më shumë dëshiron që Vllaznia të marrë një fitore në këtë përballje. Për “Panorama Sport”, mesfushori shpreh besimin e plotë që Vllaznia këtë sezon do ta arrijë objektivin minimal që ka, kualifikim­in në kompeticio­net europiane.

Jeni në vendin e dytë, me një gol më pak se kryesuesit. Besoni se shumë shpejt do të ngjiteni sërish aty?

Ne përpiqemi të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje dhe besoj që do rikthehemi përsëri në vend të parë.

Në garë për titull, por edhe për Kupat e Europës është futur edhe Tirana...

Tirana ka një ekip shumë të mirë dhe javë pas jave po tregojnë që janë skuadër e fortë dhe konkurrent­e. Normalisht duhet vlerësim i madh për Tiranën dhe çdo ekip sepse lufta është e hapur deri në fund.

Rrezikon Vllaznia të mos kualifikoh­et në Kupat e Europës?

Në qoftë se ne vazhdojmë e gabojmë, normalisht që rrezikojmë sepse diferenca është shumë e vogël në pikë, por siç mund të jetë rrezik për ne, ashtu mund të jetë edhe për ekipet e tjera. Megjithatë, kam shumë besim që do të arrijmë objektivin tonë.

Laçi është i vetmi ekip ndaj të cilit nuk keni marrë asnjë pikë...

Këtë vit, kemi treguar se jemi ndryshe dhe kjo gjë do shikohet qartë. Të shtunën do të jetë ndeshje shumë e vështirë për të dy ekipet, por unë shpresoj mos të dalim pa pikë nga Laçi.

Shtatë vite pa fituar në Laç. Ka ardhur koha për të triumfuar?

Me këtë ecuri që kemi dhe punën që kemi zhvilluar që në fillim të kampionati­t, unë besoj se do ja arrijmë të marrim rezultat pozitiv.

Do t’ju kënaqte edhe barazimi në këtë ndeshje?

E rëndësishm­e është të mos humbasim, por ne shkojmë në Laç jo për barazim, por për fitore. Kundër çdo ekipi, Vllaznia futet vetëm për fitore.

Jeni shënues në fitoren e fundit ndaj Laçit, do të dëshironit një gjë të tillë?

Do kisha preferuar më shumë të fitojmë sesa të shënoja unë e mos të fitojmë. E rëndësishm­e është të marrim 3 pikë sepse janë jetike në këto moment që ndodhemi për ta arritur objektivin tonë. Kupa a do të jetë objektivi i Vllaznisë, për më tepër për të thënë se ky ishte sezoni juaj, e për më shumë kur të mërkurën do të keni sërish përballë Laçin. A do të kenë të përbashkët­a këto dy takime?

Ne luftojmë në të dy frontet dhe do bëjmë maksimumin si në kampionat ashtu dhe në Kupë. Do ishte gjë shumë e mirë nëse do të sjellim trofe në Shkodër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania