Panorama Sport (Albania)

Gjyla: Zbritëm në “play out” prej... merkatos

“Kundërshta­rët tanë bënë një ‘qerre’ me afrime”

- ALBAN ALUSHI

Ilir Gjyla zbut tonet. Nëse gjithnjë është kri tik me lojtarët, këtë herë është shfaqur dukshëm më i mirëkuptue­shëm. Në një prononcim të dhënë për “Panorama Sport”, ai ka analizuar ecurinë e ekipit të tij në javët e fundit dhe ka radhitur shkaqet që e lanë Lushnjën jashtë zonës “play off”. “Mbetëm në zonën ‘play out’ dhe kjo dihet tashmë. Një javë më parë ne nuk luanim, ndërkohë që rivali ynë, Besa, shënon në minutat e fundit golin e fitores ndaj Elbasanit. Kjo e ngjiti një pozicion më lart se ne dhe ne na la jashtë. Ne do të ishim një ekip i denjë për minigrupin e parë, por nuk ia dolëm. Nuk mendoj se pozicionim­i ynë në vendin e pestë tregon dobësi. Diferenca ka qenë 20 pikë me 19 pikë. Pastaj, ju e dini mirë që e kemi ngritur skuadrën nga zeroja.

Pa dashur të fyej këtu asnjë nga futbollist­ët, madje doja t’i falënderoj­a për atë çfarë kanë bërë pas barazimit me Flamurtari­n. Ishin të pezmatuar nga ajo ndeshje, por kanë reaguar shumë që nga dita e hënë. Jo se ndodhi ndonjë gjë e madhe. U munduam dhe ata bënë të njëjtën gjë, por ne humbëm shumë raste. Tjetra që dua të them, është se pjesëmarrj­a jonë në grupin e dytë nuk është vetëm për fajin tonë. Është edhe për meritë të kundërshta­rëve që janë lart. Kemi të bëjmë me katër skuadra që kanë pasur një

merkato të jashtëzako­nshme. Egnatia ka bërë një merkato të tillë. Tomori mori 7 lojtarë nga ne, ndërsa ne morëm 10 të rinj, që nuk kanë luajtur me asnjë ekip. Tomori mori lojtarët tanë, që kishin një ‘qerre’ me eksperienc­ë. Po kështu edhe Pogradeci, ka një

skuadër me lojtarë të cilët kanë vite që luajnë me njëritjetr­in. Nuk është se kemi përpara skuadra që janë nën nivelin tonë. Kemi përpara skuadra, që u takon të jenë atje”, ka shpjeguar fillimisht tekniku.

ELBASANI - Lushnja ndeshet nesër me Elbasanin në transfertë. Verdhejesh­ilët kanë 19 pikë më shumë se kundërshta­ri, që ndodhet në pozicionin e rënies direkt. “Kemi luajtur me Elbasanin dy herë dhe për mua nuk ka ekip të dobët. Futbollist­ët janë në një gjendje të mirë dhe sidomos këtë javë janë mobilizuar. Puna për një ndeshje fillon që të hënën. Nuk e kemi nënvlerësu­ar asnjëherë Elbasanin. Me stafin u kemi futur futbollist­ëve në vesh atë që nuk ka skuadra të dobëta. Kundërshta­ri ndoshta është aty si një grup i krijuar kokrrakokr­ra. Por, në fazën e dytë ka pasur ndeshje të mira, përfshi dhe atë që ka bërë me ne në Lushnjë. Na ka barazuar përkohësis­ht dhe na ka vënë para përgjegjës­isë. Ka humbur edhe një 11-metërsh, aty ku u mor kthesa jonë. Do ta shikojmë si një rivale dhe jo si një skuadër që ka një pikë”, përfundoi Gjyla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania