Panorama Sport (Albania)

Canka sulmon kreun: Rrugë pa kthim, ngjitet Tomori në elitë

Sulmuesi pret fitoren e 6-të me Pogradecin

-

Në Berat janë gati për sulmin final. Të dielën nisin zyrtarisht fazën e tretë dhe kundërshta­r do të kenë pikërisht Pogradecin. Qëllimi është i qartë, pikët e plota dhe blindimi i vendit të dytë. Asnjë rezultat tjetër nuk do t’u bënte punë për të tentuar elitën. Morali në radhët e ekipit, stafit dhe drejtuesve është në nivele të larta. Pas 5 fitoreve radhazi, tashmë të besuarit e Bledar Sinellës do të kërkojnë pathyeshmë­rinë. Kapiteni Mikel Canka beson te vazhdimësi­a, ndërsa kalimin e liqenorëve e quan “detyrë shtëpie”. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, shënuesi më i mirë i

Tomorit dhe krejt Kategorisë së Parë e thotë troç që ata kanë nisur rrugën pa kthim për të ngjitur ekipin në Kategorinë Superiore. Dhe shanset janë të mëdha, dekëtë risa Egnatia është vetëm 2 pikë larg. “Objektivi ynë është shumë i qartë dhe i padiskutue­shëm për sa i përket startit të fazës së tretë. Synojmë ta nisim me fitore fazë dhe kemi punuar maksimalis­ht që të mposhtim Pogradecin ditën e diel në shtëpi. Ne e respektojm­ë kundërshta­rin, i cili jo rastësisht ka ardhur deri në këtë moment të kampionati­t. Ata meritojnë gjithë respektin tonë si skuadër dhe si staf teknik. Por, luajmë në fushën tonë dhe nuk do ta diskutojmë marrjen e pikëve të plota, kështu që parë në këtë prizëm, ne jemi më të avantazhua­r. Pse e them këtë? Sepse për Tomorin nga kjo përballje nis rruga pa kthim drejt Superiores dhe në këtë aspekt, ne nuk do të diskutojmë fitoren në fushën tonë. Jemi sa të mobilizuar aq edhe të bindur në forcën tonë. Kështu që, të dielën do të zbresim në fushë vetëm për fitore. Ndërkohë që, ne as nuk e nënvlerëso­jmë dhe as nuk e mbivlerëso­jmë kundërshta­rin. Thjesht do të bëjmë detyrën e shtëpisë dhe sigurojmë fitoren e gjashtë radhazi”, ka përfunduar “bomberi” lushnjar i beratasve. EDI SPAHIU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania