Panorama Sport (Albania)

Dritëhije kuqezi, si anon peshorja për Kombëtaren

“Bajrami” dhe “Kamberi”, ja çështjet për t’u zgjidhur në vijimësi

- OLSI TUJANI

Shqipëria nisi edicion in kualifikue­s drejt “Katar 2022”, ku evidentohe­n aspekte pozitive, rekorde dhe vlerësime për t’u ruajtur edhe në të ardhmen. Mirëpo, shqetësime­t kanë qenë jo të pakta, sidomos duke parë ndeshjet dhe lojën përballë kundërshta­rëve si Andorra dhe San Marino, vendet 151 dhe 210 në renditjen e FIFA-S. “Panorama Sport” rendit disa nga aspektet pozitive dhe ato negative:

ÇFARË SHKON

* Gjashtë ndeshje në transfertë pa humbje, është një rekord i arritur nga Kombëtarja shqiptare së fundmi: San Marino, Andorra, Lituania, Kazakistan­i, Bjellorusi­a dhe Moldavia. Kjo e fundit për llogari të kualifikue­seve të shkuara për në “Euro 2020”. Bjellorusi­a, Kazakistan­i dhe Lituania janë transferta të luajtura për Ligën e Kombeve, ku kuqezinjtë ia dolën të sigurojnë objektivin për t’u ngjitur në Ligën B. Dy ndeshjet jashtë të luajtura brenda pak ditësh në mars të këtij viti, janë starti i Kombëtares në edicionin kualifikue­s drejt “Katar 2022”.

* Rekord! Jo vetëm kaq, por kuqezinjtë në të gjashta këto takime, kanë siguruar portën të paprekur, herë me Berishën mes katërkëndë­shit dhe në të tjera ndeshje me Berishën në portë.

* Mbrojtja bunker! Këtë sezon, por edhe më herët në Ligën e Kombeve, Shqipëria ka arritur të konsolidoj­ë fazën mbrojtëse. Me treshen Gjimshiti-ismajli-kumbulla, u pa qartë që Andorra bëri vetëm një gjuajtje në kuadrat. Mirëpo edhe në San Marino, me Gjimshitin, Ajetin dhe Veselin, sërish kuadrati ynë pësoi vetëm një goditje në minutën e 61-të në duart e Strakoshës, aspak e rrezikshme. Anglia triumfoi në vendin tonë me rezultatin 0-2 dhe goditi edhe dy herë shtyllën, por në kuadrat “Tre Luanët” kanë goditur vetëm katër herë. Jo shqetësues­e, kur referuar ish-bomberit rekordmen Erjon Bogdani, përballë kishim “sulm si një artileri e rëndë”. Kësisoj, një nga repartet për t’u ruajtur dhe krenuar është mbrojtja me një “bunker” shtatlartë dhe cilësor.

* Pikët: Ajo që është brenda objektivit në këto tri ndeshje, është fakti se Shqipëria nuk çedoi për pikët. Pritej fitore në Andorrë dhe San Marino dhe u arritën.

Tanimë, Shqipëria ka gjashtë pikë duke arritur të lërë pas edhe Poloninë. Gjithashtu, Hungaria, një tjetër rivale, është para kuqezinjve me vetëm një pikë pa luajtur ende asnjë prej përballjev­e direkte me këto dy kundërshta­rë.

* Skuadra: Elementë cilësorë, alternativ­a në çdo repart dhe të rinj premtues janë afruar në Kombëtare, ç’ka janë një brumë i mirë për t’u punuar dhe përdorur taktikisht dhe skematikis­ht në mënyrë që në të ardhmen të përballohe­n me sukses edhe kundërshta­rë të të njëjtit nivel apo edhe pak më lart sesa Shqipëria. ÇFARË NUK SHKON * Shqipëria vuan edhe përballë ekipeve si San Marino dhe Andorra, gjë e cila nuk është aspak normale, për të mos thënë shqetësues­e për vazhdimësi­në.

* Kombëtarja nuk është ende kolauduar si duhet, megjithëse ka zhvilluar 18 ndeshje nën drejtimin e trajnerit Reja. Jo vetëm kaq, por nuk shfrytëzoh­et as forma e shkëlqyer e pjesës dërrmuese të lojtarëve të përzgjedhu­r në formacion.

* Armando Broja, një nga sulmuesit që po shkëlqen në kampionati­n holandez, me

Kombëtaren nuk tregon asgjë nga sa pritet për të. Kjo, jo plotësisht për fajin e tij, por edhe për mungesë të furnizimit me topa, për skemën, filozofinë sulmuese të skuadrës etj,. Çështje për t’u zgjidhur.

* Ka një çështje “Bajrami” në ekip, që prek gjithkënd në FSHF dhe në stafin e Kombëtares. Djaloshi u kërkua me insistim. U bind të deklaronte edhe patriotizm­in e tij duke refuzuar Europianin me U-21 të Zvicrës, por tanimë del në pah një rregull që mund edhe t’i djegë karrierën në arenën ndërkombët­are.

* Edi Reja e dribloi rastin Kamberi me çfarë ndodhi të dielën e ndeshjes me Anglinë. Madje, shkoi krejt përtej, duke akuzuar mediat, por mbetet për t’u parë në të ardhmen. Italiani tha se lojtari nuk ka luajtur për shkak dëmtimi.

* Roshi-uzuni janë rast për t’u shfrytëzua­r. Si? Në

ç’mënyrë? Me ç’skemë? Këtë duhet ta zgjidhë trajneri dhe stafi i tij, por dy lojtarët më produktivë meritojnë vëmendjen dhe hapësirën duhur.

* U deshën tri ndeshjet e para zyrtare në një fushatë të rëndësishm­e kualifikue­se, që trajneri Reja të pranojë se po reflekton për skema të tjera, duke qenë se ka gjëra që nuk shkojnë me lojën e Kombëtares. Diçka që duket e vonuar, pasi duhet të kish marrë zgjedhje alternativ­e qoftë edhe në Ligën e Kombeve kur vlera e kompeticio­nit ishte pavarësish­t për të kolauduar ekipin.

* Edhe një herë tjetër vërtetohet se dyshja Gjasula dhe Memushaj, janë ende shumë të rëndësishë­m për mesfushën e Kombëtares. Edhe në këto ndeshje u vërtetua se Keidi Bares nuk po i gjendet ende një zgjidhje taktike që të mund të shkëlqejë edhe kur përkrah nuk ka mesfushorë­t Memushaj dhe Gjasula.

 ??  ?? Armando Broja në ndeshjen San Marino-shqipëri, 0-2
Armando Broja në ndeshjen San Marino-shqipëri, 0-2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania