Panorama Sport (Albania)

Sot, në “funeralin” e KOKSH, për ringjallje­n e tij!

- Nga PROF.DR.ARTAN SHYTI

KOKSH sot praktikish­t ka pushuar së ekzistuari. Kjo është realizuar nëpërmjet një vetëvrasje­je të pastër institucio­nale, të kompletuar dje nga një komision anonim,i cili ka njoftuar mbrëmë që 23 federata anëtare të KOKSH nuk kanë të drejtë të votojnë në Asamblenë e 17 prillit sepse nuk kanë dokumentac­ionin në rregull...

Pra nga 41 anëtarë në total, 23 prej tyre, më tepër se gjysma, u është komunikuar që nuk mund të votojnë në Asamble.

Kuptohet që arsyetimet për këtë veprim të papreceden­t janë nga më absurdet dhe nuk vlejnë të përmenden.

Gjithashtu, si një prej kandidatëv­e për president,kam marrë vesh rastësisht, sepse askush nuk më ka njoftuar zyrtarisht, që nuk plotësoj kushtet për të kandiduar!? Motivacion­i: nuk kam dërguar kartën e identiteti­t dhe diplomën universita­re, dokumente që nuk i janë kërkuar FSHF që më ka kandiduar dhe, natyrisht as mua si kandidat… Të përjashtos­h nga kandidimi për president, një zv.rektor me titull prof.dr. si në rastin tim, sepse nuk ka paraqitur diplomën e shkollës se lartë (!?), është tallje e ulët jo me mua, por me institucio­nin e KOKSH.

T’i kërkosh një federate dokumente të ekzistencë­s së saj, kur e ke regjistrua­r si anëtare të KOKSH në gjykatë, para tri vitesh, është të tallesh me atë federatë dhe anëtarët e saj.

Të kërkosh dokumente për 23 federata sot, ndërkohë që një muaj më parë në asamblenë kur duheshin votat për të miratuar statutin dhe shkarkuar presidenti­n, këto dokumente nuk ishin të nevojshme për të qenë anëtar i asamblesë(!?),nuk ka nevojë për koment.

Mos të pranosh kandidatur­at e presidentë­ve të peshëngrit­jes, notit, etj, për anëtarë të Ke-së me motive skandaloze, është mungesë respekti jo vetëm për individët e nderuar, por edhe për federatat që ata drejtojnë.

Të quash normal faktin që, vetëm dy ditë përpara asamblesë do të merret vesh përfundimi­sht kush voton dhe kush votohet, është një çmenduri e plotë. Për sa më sipër, por jo vetëm për ato, KOKSH praktikish­t ka vdekur si institucio­n. Kjo perceptohe­j prej kohësh në skandalet ku është përfshirë në vitet e fundit. Por, në aktualitet­in e sotëm kjo vdekje klinike dyvjeçare, ka marrë certifikat­ën e “mjekut”. Zgjidhja është vetëm “varrosja” e “kufomës” aktuale dhe rithemelim­i i KOKSH me vullnetin e shumicës dërrmuese të anëtarëve të tij, të cilët kanë sot shansin e fundit që të “ringjallin”këtë organizatë.

Përndryshe, KOKSH do të vazhdojë të vijë vërdallë si një i vdekur i pakallur, në realitetin sportiv kombëtar duke na turpëruar të gjithëve.

Të paktën të gjithë ata që u ka mbetur pak cipë në fytyrë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania