Panorama Sport (Albania)

Tirana KO, Partizani fiton finalen e parë për titullin

-

Partizani në volejboll për femra ka hedhur një hap të rëndësishë­m drejt titullit kampion, teksa e ka nisur me fitore serinë e ndeshjeve finale kundër Tiranës në derbi. Sfida e parë e zhvilluar dje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u dominua tërësisht nga të kuqet, të cilat triumfuan me rezultatin e pastër 3-0. Partizani u shfaq më lart në të gjitha komponentë­t e lojës, duke mos e vendosur për asnjë koment në diskutim fitoren. Ndërsa Tirana u pa në vështirësi gjatë gjithë kohës, teksa vijon të vuajë “sëmundjen” e finaleve kundër Partizanit. Siç dihet disa javë më parë të kuqet kishin triumfuar edhe në finalen e Kupës ndaj ekipit bardheblu. Akti i parë final nuk kishte shumë histori. Partizani e nisi vrullshëm lojën duke komanduar që në setin e parë, në të cilin ishte gjatë gjithë kohës në avantazh. Të kuqet ishin më të sakta në sulm ashtu sikurse në bllok, ndërsa Tirana gjatë kohës shfaqi vështirësi në pritjen e topit të parë. Më një goditje të fortë Beshiri vulosi setin 25-12 për Partizanin. Në setin e dytë vijon sërish dominimi i vajzave që drejtohen nga Andi Lundra, të cilat e fitojnë këtë fraksion 25-15. Në setin e tretë Tirana provoi të reagonte dhe pati një rritje në lojën e saj, gjë që u pasqyrua edhe në rezultat, ku diferencat në pikë ishin minimale. Në fund të setit Tirana kryesonte 21-19, por vajzat e trajnerit Adrian Gorenca u shthurën, ndërsa në krahun tjetër Partizani shpërtheu në pikë të njëpasnjës­hme, teksa ishte kapitenia Xheka ajo që vulosi setin 25-11 dhe të gjithë ndeshjen 3-0. Nesër skuadrat do të zbresin në parket për ndeshjen e dytë finale, ku siç dihet ekipi që arrin numrin e tri fitoreve shpallet kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania