Panorama Sport (Albania)

Votimet në KOKSH, Çapo: Asnjë përjashtim, por të gjithë të plotësojnë dokumentac­ionin

Federatat mund të humbasin asamblenë, flet anëtari i Ke-së

-

Labo Çapo, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, që është edhe një nga personat e angazhuar në procesin zgjedhor të Komitetit Olimpik ka komentuar situatën me mospërmbus­hjen e dokumentac­ionit nga shumica e federatave sportive në vend, që u heq atyre të drejtën për të votuar në Asamblenë Zgjedhore. Nëpërmjet një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ai ka thënë se federatat duhet të zbatojnë afatet kohore në mënyrë që të ketë një proces votimi të rregullt në të kundërt humbasin të drejtën e pjesëmarrj­es në asamble, ndërsa thotë se që dje pjesa më e madhe e ka federatave nisur t’i plotësojë mangësitë në dokumentac­ion. Ja deklarata e plotë Labo Çapos në lidhje me zhvillimet e fundit në Komitetin Olimpik: “KOKSH për një periudhe të gjatë ka qenë në një kaos organizati­v dhe juridik për sa i përket pjesës juridike. Është miratuar statuti i ri dhe i ka kaluar të gjitha etapat, që nga

Asambleja, CIO, Ministria e Arsimit dhe është regjistrua­r në gjykatë. Pra, janë kaluar të gjitha etapat konform ligjeve të shtetit Shqiptar dhe Kartës Olimpike. Ky statut është me të gjitha standardet bashkëkoho­re. Nuk ka të drejtë asnjë njeri që të hedhë baltë për këtë punë kolosale të bërë nga shumë institucio­ne. Për sa i përket pjesës organizati­ve po punohet duke respektuar në maksimum të gjitha afatet kohore dhe kërkesat sipas statutit të ri të miratuar. Ka një dezinformi­m në rrjetet sociale dhe në disa stacione televizive që janë përjashtua­r disa federata nga Asambleja Zgjedhore. Unë jam një person i angazhuar në këtë proces dhe ju them me siguri dhe me profesiona­lizmin më të lartë se janë respektuar të gjitha kërkesat dhe afatet kohore që përcakton statuti i ri. Janë rreth 20 federata që kanë mangësi në dokumentac­ion, të cilat nuk kanë dorëzuar në Sekretaria­tin e KOKSH dhe KVE kalendarin e aktivitete­ve sportive për vitin 2020. Brenda ditës së sotme (djeshme) pjesa më e madhe e federatave kanë paraqitur veprimtari­të e tyre sportive për vitin 2020. Gjithçka zhvillohet në mënyrën më transparen­te. Në KOKSH ka filluar një frymë e re ku mbi të gjitha do të dominojë transparen­ca. E kanë gabim ata njerëz që duan të hedhin baltë akoma mbi KOKSH”, përfundoi Labo Çapo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania