Panorama Sport (Albania)

Mateus: Bavarezëve u ka shteruar shkëlqimi

-

Bajerni rrezikon të largohet nga Champions-i në fazën çerekfinal­e pasi humbi me rezultatin 32 në ndeshjen e parë ndaj Parisit në shtëpi. Kampionët në fuqi bënë shumë për të shmangur këtë humbje e cila në fund mund të rezultoi fatale. Për Lotar Mateusin ajo që mungoi të mërkurën në mbrëmje ishte kualiteti i disa lojtarëve në formacioni­n bavarez. “Levandovsk­i me shumë mundësi do të ketë kafshuar kolltukun në shtëpi nga inati që nuk ishte në fushën e lojës. Bajerni krijoi shumë raste të cilat ia dhuroi kundërshta­rit duke mos i ndëshkuar, - tha Mateus për “Sky”. - Duhet ta pranojmë që ishte një ndeshje e bukur dhe një reklamë për futbollin në përgjithës­i. Gjithashtu, ishte një humbje e panevojshm­e për kampionët në fuqi. Bajerni dominoi, por Parisi ishte më konkret. Mbape tregoi edhe një herë tjetër se është një nga lojtarët më të mirë në botë”.

NDESHJA E KTHIMIT

Flikut do t’i duhet të bëjë pa Gnabrinë dhe Levandovsk­in në ndeshjen e kthimit. Gjithashtu, në pikëpyetje janë edhe Leon Gorecka dhe Niklas Zyle, të cilët u larguan nga fusha e lojës pas një problemi muskulor. Për Mateusin, Bajerni ka një problem formacioni, kjo, sipas tij, duhet të ishte menduar para sezonit, kur u planifikua përbërja e skuadrës. “Bajerni është një skuadër që luan për të gjashtë trofetë. Ndoshta duhet të kishin menduar më mirë për lojtarët zëvendësue­s. Nuk kam asgjë me Çupo-motingun i cili ndaj Parisit bëri një ndeshje të madhe duke shënuar edhe një gol, por mendoj që bavarezët duhet të kishin edhe alternativ­a të tjera për sulmin dhe pjesën tjetër të skuadrës”.

MBAPE SI RONALDO

Me dy golat ndaj Bajernit, Kilië Mbape arriti të thyente rekordin e Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos. Vetëm 22 vjeç, tre muaj dhe 18 ditë, Mbape arriti kuotën e 27 golave në Champions. Mateus mendon se francezi është një lojtar që duhet të luajë për Realin e Madridit. “Ai është një lojtar perfekt për Realin. Aty ai mund të bëhet Ronaldo i ri. Kilië kërkon të bëhet një lojtar i madh dhe për këtë duhet të luajë në një skuadër të madhe. Mendoj që madrilenët do të ishin skuadra perfekte për të”, tha ish-kapiteni i kombëtares gjermane. Kujtojmë se kontrata e Mbapesë skadon në sezonin e ardhshëm. Zërat për një kalim te Reali për 180 milionë euro vazhdojnë të qarkullojn­ë në mediat më të njohura në Europë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania