Panorama Sport (Albania)

Statistika­t, me Dibalën Juvja luante për titull

Me Paulon ritmi është 2.3 pikë për ndeshje, pa atë 1.8

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Fitorja e Juventusit kundër Napolit kishte një shije të dyfishtë, e para për tri pikët që konsolidoj­në disi situatën lidhur për blindimin e zonës Champions, por në të njëjtën kohë edhe për rikthimin e një përforcimi të rëndësishë­m për bardhezinj­të, si Paulo Dibala, për më tepër me një gol që vulosi suksesin ndaj Elseid Hysajt me shokë. Talenti dhe madhështia e golave të argjentina­sit ndoshta ishte ajo çfarë i ka munguar më shumë Juves së Pirlos, duke parë jo vetëm realizimin kryevepër, por edhe paparashik­ueshmërinë që sjell numri 10 i torinezëve në manovrat sulmuese të skuadrës. Por, akoma më shumë se kaq flasin statistika­t, falë të cilave kuptojmë se ndoshta me Paulo Dibalën në funksion të plotë gjatë gjithë sezonit, Juventusi do të ishte sot e kësaj dite, 9 javë nga fundi, rrotë më rrotë me Interin për titullin kampion. 26-vjeçari u rikthye në fushë pas 87 ditësh mungesë dhe për të ishte prezenca numër 12 sezonale, gjatë të cilave Juventusi ka ecur me një mesatare prej 2.3 pikësh për ndeshje. Saktësisht një ritëm i denjë dhe i sigurt për të arritur te titulli kampion. Ndërkohë që në 17 takimet e tjera pa Dibalën, mesatarja e skuadrës së Andrea Pirlos ka qenë vetëm 1.8 pikë për ndeshje. E thënë në një mënyrë tjetër, Juventusi me numrin 10 në dispozicio­n ka një ritëm prej gjysmë pike më shumë për ndeshje, e cila nëse shumëzohet me 17 ndeshjet që ka munguar do të thoshte 8.5 pikë më shumë në renditje. Pra, nëse i shtojmë kuotës aktuale 59, 8.5 pikët më shumë që garanton prezenca e Dibalës në fushë, Juventusi do të ishte vetëm 67.5 pikë, diçka më shumë se vetëm një fitore larg Interit në kuotën 71 dhe për më tepër me duelin direkt në kalendar,

në javën e treta nga fundi. Sigurisht që këto janë vetëm terma matematiko­rë për të kuptuar rëndësinë e një lojtari si argjentina­si që di të bëjë diferencën si nga minuta e parë, ashtu sikurse nga stoli, në ndeshjen kundër Napolit. Madje, duke qëndruar nga

realizimi si zëvendësue­s, hera e fundit që Dibala e kishte bërë diçka të tilla kishte ndodhur në mars të vitit 2020, pikërisht në fitoren 2-0 ndaj Interit, në “Allianz Stadium”. Ndaj, rëndësia e këtij lojtari për Juventusin mund të kuptohet qartë...

 ??  ?? Goli i Dibalës kundër Napolit
Goli i Dibalës kundër Napolit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania