Panorama Sport (Albania)

Skuadra nuk bind dhe Pirlo në dyshim, verë vendimtare për kalimin e Zidanit te Juvja

Mediat spanjolle rrisin shanset e rikthimit të Zizusë në Torino

-

Zërat se Zinedin Zidan mund të kalojë te Juventusi nuk janë zbehur as pas fitores së Real Madridit me Liverpulin. Në Itali, të paktën, nuk u çudit askush, pasi njihet dëshira e “Zonjës së Vjetër” që të takohet përsëri me francezin. Kjo do të ishte rinisja e një historie të bukur të ndërprerë në vitin 2001. Arsyet do të ishin të shumta e jo vetëm për shkak të përvojës italiane si futbollist nga ana e trajnerit aktual të madrilenëv­e. Një lloj konfirmimi, Zizu e dha edhe vetë mbrëmjen e së martës kur i ngacmuar nga Alesandro del Piero në lidhje me një përvojë në Serinë A, francezi u përgjigj: “Torino është gjithmonë në zemrën time, e aq më tepër Juventusi që ka qenë përherë i rëndësishë­m për mua. Kam kaluar pesë vjet në atë skuadër, por nuk e di nëse do të më shihni përsëri në Itali si trajner në të ardhmen. Nuk i dihet kurrë, të shohim”. Nëse ëndrra e Juventusit nuk është përmbushur ende për të pasur Zidanin si trajner, kjo ka ndodhur për shkak se palët nuk kanë qenë kurrë “të lira” në të njëjtën kohë. Dhe verën e ardhshme mund të përfaqësoj­ë një mundësi të shkëlqyer. Projekti i Pirlo përjetoi dje një pasdite themelore e fitorja me Napolin i ka qetësuar disi ujërat rreth stolit. Pas dështimeve në Ligën e Kampionëve dhe lamtumirës në luftën për titullin e dhjetë radhas, bardhezinj­të po luajnë një pjesë të mirë të kualifikim­it për Champions-in në javët e mbetura të kampionati­t. Zërat për Zidanin nuk do të shpërqendr­ojnë Pirlon, por ambientit nuk i bën mirë të dijë që e ardhmja e trajnerit do të jetë përsëri një telenovelë verore siç ka ndodhur në sezonet e fundit me Sarrin apo edhe vetë Pirlon. Kristiano Ronaldo dhe Dibala mbajnë ende garën e hapur, por vështirësi­të e Juves në këtë sezon kanë qenë të vazhdueshm­e e Zidani mund të përbëjë zgjidhjen e problemit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania