Panorama Sport (Albania)

Ibra, Ibra, tashmë tashmë aktor aktor filmash filmash

Suedezi imiton Shumakerin dhe Zidanin, do të jetë pjesë e “Asteriks dhe Obeliks”

-

Zlatan Ibrahimovi­ç është i përqendru ar te Milani ku do të luajë për të paktën edhe sezonin tjetër, por kjo nuk e pengon atë të ketë projekte të tjera. Siç bëhet e ditur, ai vazhdon të planifikoj­ë jetën e tij jashtë fushës së futbollit. Pas nisjes së xhirimeve për filmin autobiogra­fik dhe përvojës në “Sanremo” 39vjeçari hedh një hap në karrierën si aktor. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi i Milanit që me anë të një postim në “Instagram”, ka vendosur një fotografi ku shkruhet “Antivirus”. Ajo që qëndronte pas këtij lajmi u zbulua nga media të ndryshme të cilat bëjnë të ditur se Ibra do të interpreto­jë në episodin e radhës të sagës “Asteriks dhe Obeliks” e do të ketë rolin e një personazhi të quajtur “Antivirus”. Në librin vizatimor ai është një legjionar romak në kampin e Babaorumit, një nga katër legjione që rrethon fshatin e galëve në të cilin banojnë të dy protagonis­tët (Asteriksi dhe Obeliksi). Xhirimet duhej të fillonin që në vitin 2020, por gjithçka u shty për shkak të pandemisë së Koronaviru­sit. Përkrah sulmuesit të Milanit do të luajnë dy yje të kinemasë franceze si Marion Kotijar (në rolin e Kleopatrës) dhe Vinsent Kasel (i cili do të jetë Jul Cezari), ndërkohë që Gijom

Kane dhe Zhil Lelush do të luajnë Asteriksin dhe Obeliksin. Në të kaluarën, disa sportistë me famë ndërkombët­are kishin luajtur në filma të frymëzuar nga personazhe­t e krijuara nga Rëne Goshini dhe Alber Uderzo. Mes tyre mund të përmendim Majkëll Shumaker, Zinedin Zidan dhe Toni Parker, të gjithë protagonis­të të episodit “Asteriks në Lojërat Olimpike” (2008).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania