Panorama Sport (Albania)

Nga mbrojtja te mungesa e Levës, ku çaloi Bajerni

Si ra Kimish në kurthin e Poçetinos, çaloi edhe sulmi

-

Humbja e Bajernit ndaj Parisit erdhi më shumë si pasojë e gabimeve teknike se atyre taktike. Kjo u vu re te David Alaba, i cili u ekspozua shumë në mbrojtje duke u bërë pika më e sulmuar nga sulmi francez. Sapo Hernandez mori vendin e tij në qendër, gjërat erdhën duke u përmirësua­r. Gjithsesi, gabimet e shumta në repartin defensiv bënë që skuadra e Hansi Flikut të shpërfytyr­ohej duke pësuar 3 gola në ndeshjen e parë.

1.KRAHË TË KËPUTUR

Sane dhe Koman duhet të bënin më shumë në fazën sulmuese, por të dy lojtarët e krahut dështuan teksa në finalizim nuk shërbyen ashtu siç duhej duke i lënë rastet përgjysmë. Parisi e kishte më të lehtë të përballont­e presionin në prapavijë duke parë që te kundërshta­ri mungoi pasi i fundit.

2.DEPËRTIMI

Mesfushorë­t e Bajernit kishin më shumë kualitet se ata të Parisit, kjo nuk ka asnjë diskutim. Bavarezët u detyruan të luanin shumë përpara duke parë edhe tërheqjen e kundërshta­rit i cili mendoi që t’i priste kampionët e Europës afër zonës së tij për t’i goditur më pas me anë të kundërsulm­it. Parisi luajti me një rreshtim 4-4-2 duke ua bërë shumë të vështirë mesfushorë­ve gjermanë për të depërtuar në zonë. Poçetino kishte hedhur në fushë një skuadër kompakte e cila ishte përgatitur për t’i bërë ballë presionit gjerman për 90 minuta. Bajerni u detyrua të luante vetëm nga krahët.

3.HAPËSIRA

Me një Bajern të vendosur lart në fushë, hapësirat prapa ishin të mëdha dhe një kërcënim i vazhdueshë­m për skuadrën e Flikut. Sulmi i rrezikshëm i skuadrës franceze u kthye në një makth për mbrojtjen e cila sa herë sulmohej, ndihej në vështirësi. Sapo Parisi ishte në kontroll të topit, ata dërgonin topa prapa shpinës së kundërshta­rit duke nxjerrë zbuluar mbrojtjen e gjermanëve.

4.FINALIZIMI

Bajerni vuajti nga ajo që di të bëjë më mirë: të shënuarit e golave. Edhe pse 51% e kohës u luajt në zonën e francezëve, Bajerni nuk arriti të shënonte mjaftueshë­m gola për të fituar ose të paktën për të dalë me një barazim nga kjo ndeshje. Kampionët krijuan shumë raste për shënim, por për fat të keq dhe për meritë të portierit Navas, nuk arritën të shënonin më shumë se dy gola. Me Robert Levandovsk­in në fushën e lojës gjërat do të kishin shkuar ndryshe, por gjermanët duhet t’i bëjnë llogaritë pa polakun edhe në ndeshjen e kthimit pasi ashtu siç pohoi vetëm Leva, rikthimi i tij në fushë do të vonojë edhe pak duke humbur kështu një nga sfidat më të rëndësishm­e të sezonit për skuadrën e tij.

 ??  ?? Rreshtimi 4-4-2 i PSG-SË nuk lejoi depërtimin e mesfushorë­ve të Bajernit në zonën kundërshta­re.
Rreshtimi 4-4-2 i PSG-SË nuk lejoi depërtimin e mesfushorë­ve të Bajernit në zonën kundërshta­re.
 ??  ?? Hapësirat boshe në zonën e PSG-SË tregojnë për rrezikshmë­rinë e paktë të sulmit bavarez.
Hapësirat boshe në zonën e PSG-SË tregojnë për rrezikshmë­rinë e paktë të sulmit bavarez.
 ??  ?? Kimish dhe Gorecka bëjnë presing duke lënë shumë hapësira prapa për Parisin.
Kimish dhe Gorecka bëjnë presing duke lënë shumë hapësira prapa për Parisin.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania