Panorama Sport (Albania)

Kampionati Kampionati i i çudirave, çudirave, ja pse pse Teuta Teuta dhe dhe Laçi Laçi janë favoritë favoritë për për titullin

Mungon dominimi i liderit, Partizani gola pa bomber

- ILIR CARA

Edicioni i 82-të i Kat egorisë Superiore mund të quhet fare mirë si sezon çudirash për vetë atë që ka prodhuar në 26 javët e luajtura në kampionat. Janë të shumtë komponentë­t e këtij sezoni që e bëjnë të veçantë kampionati­n. “Panorama Sport” ka bërë një analizë dhe krahasim të fakteve të 26 javëve të këtij kampionati me 10 edicionet e shkuara në të njëjtën pikë ku jemi aktualisht.

BASHKËKRYE­SIMI

Po të shikosh renditjet e Superiores në dekadën e fundit, shikon se në 10 kampionet e fundit në përfundim të javës së 26-të nuk kemi pasur në asnjë rast që dy skuadra të bashkëkrye­sojnë me pikë të barabarta, siç janë Teuta dhe Vllaznia me 46 pikë.

PIKËT E PAKTA

Vëzhgimi dhe krahasimi i renditjeve të 10 kampionate­ve të shkuara me aktualin tregon se këtë vit kryesuesi ka shifrën më të ulët të pikëve të fituara në 26 javët e para. Diferencat janë të mëdha, pasi në rastin më të ulët del se diferenca është -6 pikë. Krahasimi i renditjeve në këtë pikë të kampionati­t nga edicioni 2010-2011 deri në sezonin 2020-2021 tregon se këtë vit nuk kemi një ekip që dominon dhe kjo ka bërë që kryesuesja të ketë kaq pak pikë në krahasim me kryesueset e dekadës së fundit. Rekordmen është Skënderbeu i sezonit 2015-2016 që në 26 javë kishte grumbullua­r 60 pikë, ose thënë ndryshe 14 pikë më

shumë se dy bashkëkrye­sueset aktuale, Teuta dhe Vllaznia. Para këtij sezoni, në 26 javë kryesuesja më “e dobët kishte 52 pikë, që përkon me Kukësin.

5 EKIPE PËR TITULL

Tjetër fakt që e bën “të çmendur” këtë sezon futbollist­ik është edhe beteja e zgjeruar e skuadrave për titullin kampion. Kur kanë mbetur edhe 10 javë për t’u luajtur, gjysma e skuadrave luftojnë për titull. Vendin e parë me të pestin që mbahet nga Tirana e ndajnë vetëm pesë pikë, kështu që gjysma e parë e renditjes i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin. Kjo pa dyshim është

një dukuri e veçantë, që nuk e kemi ndeshur më parë pas 26 javësh jo vetëm në dekadën e fundit, por mbase edhe më gjatë në Superiore. Kjo mund të merret si rivalitet dhe luftë e fortë sportive, por po të analizosh të gjitha arritjet më shumë tregon brishtësin­ë e futbollit shqiptar dhe frikën e skuadrave për të mos mundur. Në përgjithës­i më shumë po luhet “lojë shahu”, pasi mungon guximi për të zhvilluar lojëra atraktive dhe spektakola­re.

FENOMENI “TEUTA”

Skuadra durrsake për herë të parë e ka kapur vendin e parë pas javës së 26-të. Ecuria e durrsakëve pa dyshim që është një fenomen në vete, duke treguar edhe nivelin e ulët që ka futbolli shqiptar. Teuta konsideroh­et fenomen, për shkakun se kryeson Superioren, ku gjysmën e ndeshjeve të luajtura i ka mbyllur në barazim. Çudia tjetër është se Teuta kryeson kampionati­n me 25 gola të shënuar, që i bie me më pak se një gol për ndeshje. Që këtu merr fund debati se sa atraktiv dhe spektakola­r është ky edicion i Superiores. Por, si Teuta kemi edhe katër skuadra të tjera që kanë shënuar më pak se një gol për ndeshje. Apolonia është e fundit me 18 gola, për të vijuar me Kastriotin me 20 gola të shënuar, Bylisin me 21 dhe Skënderbeu­n me 23 gola të shënuar në 26 javë kampionat. Shpesh është thënë se mund të dilet kampion edhe me një gol për ndeshje, por Teuta mund të bëjë çudinë duke fituar titullin edhe me më pak se një gol për ndeshje...

PARTIZANI I PARI

PËR GOLA Partizani e nisi sezonin me merkato të bllokuar dhe trajnerit Ilir Daja iu desh që deri në dhjetor të manovronte me lojtarët e trashëguar nga sezoni i kaluar, ku të kuqtë mbeten jashtë Europës. Në janar larguan edhe dy sulmuesit “pykë”, Solomon dhe Braun, që nuk u zëvendësua­n. Pas 26 javësh kampionat Partizani rezulton si ekipi me fazën sulmuese më produktive, ndonëse në dy javët e fundit nuk e kanë prekur rrjetën. Të kuqtë kanë realizuar 34 gola në 26 javë dhe pas tyre vjen Laçi me 33 gola të shënuar. Ajo që e bën të veçantë Partizanin është shpërndarj­a e golit, pasi dihet se “demave” u mungon bomberi, apo pika referuese në majë të sulmit. Partizani është ekipi me numrin më të lartë të lojtarëve që kanë shënuar gol në këtë sezon, plot 14 vetë, por për fat të keq njëri pret tyre është autogoli i Hakajt në favor të Apolonisë. Po të heqësh këtë autogol, i bie që Partizani dhe Skënderbeu janë skuadrat me numrin më të lartë të lojtarëve që kanë shënuar në favor në 26 javët e para, me nga 13 futbollist­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania