Panorama Sport (Albania)

Kaos në KOKSH, Bezhani: Kanë plan mizor

FSHF dhe 22 federata nuk votojnë, ish-presidenti: Vepër e Fidel Yllit

- ARTIN LLESHAJ

Prej kohësh Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar na ka shoqëruar me përplasje dhe tensione të vazhdueshm­e nga protagonis­të që e drejtojnë apo që aderojnë në këtë institucio­n, duke e çuar KOKSH-IN në një kaos total. Pas...

Prej kohësh Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar na ka shoqëruar me përplasje dhe tensione të vazhdueshm­e nga protagonis­të që e drejtojnë apo që aderojnë në këtë institucio­n, duke e çuar KOKSHIN në një kaos total. Pas miratimit të statutit në janar, ku sërish pati debate dhe polemika të forta për asamblenë që vendosi ta shkarkonte presidenti­n Viron Bezhani, institucio­ni më i lartë i sportit në vend, po përgatit Asamblenë e Përgjithsh­me të 17 prillit, nga ku do të dalë presidenti dhe bordi i ri drejtues. Komisioni i Verifikimi­t të Etikës ka shqyrtuar kandidatur­at për presidencë­n, zv.presidencë­n, anëtarët e komitetit ekzekutiv, gjithashtu edhe federatat që do të votojnë në këtë asamble. Në dokumentin e Komisionit të Etikës të publikuar së fundmi bien në sy se plot 23 federata sportive në vend nuk mund të marrin pjesë në Asamblenë e Zgjedhore të 17 prillit. Shkaku është mangësia në dokumentac­ionin që kanë dorëzuar, ku për arsye të ndryshme, si mungesa e listës së aktivitete­ve të vitit 2020 apo pagesës së kuotës financiare të përvitshme, gjë që u heq atyre të drejtën e votës në asamble. Një pjesë e këtyre federatave e kanë lexuar këtë dokument si një përjashtim, por në fakt ato kanë edhe 5 ditë afat që nga marrja e njoftimit, për t’i plotësuar të gjitha mangësitë e evidentuar­a. Këtu bëhet fjalë për federatat elitare si ajo e Futbollit, Mundjes, Atletikës,

Peshëngrit­jes etj. Në listën e siguruar, mund të votojnë vetëm 18 federata, pra më pak se numri i atyre që janë përjashtua­r. Për shkak të mungesës së dokumentac­ionet, deri më tani mbetet jashtë gare edhe kandidati për president Artan Shytaj, ndërsa janë OK tri kandidatur­at e tjera për kreun e KOKSH: Fidel Ylli, Vojo Malo dhe Martin Biba.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania