Panorama Sport (Albania)

Nga Partizani te Tirana, kalendar ferri për Bylisin

- ERJON SALIU

Bylisi është duke u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve për sfidën me Partizanin të cilën do ta luajnë në "Air Albania Stadium". Me ballshiotë­t që janë në një formë të mirë, duket se në një muaj ata luajnë pesë sfida vendimtare, e madje dy prej tyre me ekipe mbijetese dhe tri prej tyre, me ato që luftojnë për titullin kampion. Madje, në javën e 29-të dhe 30-të, ata do të luajnë me skuadra rivale në betejën e mbijetesës, siç edhe janë Skënderbeu dhe Apolonia. Kështu, këtë fundjavë luajnë me Partizanin, ndërsa pas dy javësh luajnë në Laç transfertë­n e parë të fazës së katërt. Ndërkohë që kthehen në shtëpi me Apoloninë në fundjavën e 24 prillit, ndërsa në mesjavën e 28 prillit luajnë në Korçë një ndeshje me Skënderbeu­n edhe ky një rival për mbijetesë i skuadrës mallakastr­iote. Më pas presin Tiranën në Ballsh. Pra, një kalendar i vështirë me pesë "provime" vendimtare për mallakastr­iotët e trajnerit Veljko Dovedan, ndërsa ajo që duhet theksuar është se ballshiotë­t janë një ekip surprizë që në momente të caktuara kanë marrë pikë dhe kanë triumfuar edhe në fushat e ekipeve për titull. Sa i përket grupit të lojtarëve që janë të gatshëm për këtë ndeshje, gjendja e tyre paraqitet mjaft e mirë, ndërsa mallakastr­iotët dhe trajneri Dovedan do të tentojnë surprizën në kryeqytet. Ballshiotë­t kanë edhe një avantazh me skuadrat rivale se në sajë edhe të merkatos që kanë bërë në janar kanë edhe një grup me më shumë elementë, por edhe me cilësi dhe eksperienc­ë në gjirin e tyre e natyrisht që kjo është pozitive për trajnerin Dovedan dhe stafin e tij teknik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania