Panorama Sport (Albania)

Tirana “provim” në Korçë, Laçi-vllaznia Laçi-vllaznia si si finale finale

Kurbinasit i kanë mundur dy herë, Brdariç i bindur: S’dalim pa pikë

- ILIR CARA

Kategoria Superiore luan këtë fundjavë duelet e fundit të fazës së tretë. Për shumë arsye, edicioni i 82-të i Superiores konsideroh­et i çuditshëm, ku si rrallë herë në prag të javës së 27-të kemi 5 ekipe që luftojnë për titull, ndërsa pesëshja e dytë ndien ethet e zonës së rënies, ku në këtë grup ka edhe ekipe si Apolonia, që me gjasë nuk ka ilaç që i bën derman. Referuar pozitave të skuadrave në klasifikim dhe ndeshjet që luhen sot dhe nesër, i bie që java e 27-të të jetë një javë frike, ku të gjithë e kanë mprehur lapsin për të bërë llogaritë që u leverdisin. Frika ndihet te të gjitha skuadrat, duke filluar nga dy bashkëkrye­sueset Teuta-vllaznia deri tek Apolonia e vendit të fundit. Ka frikë se mund të dalin direkt nga zona e mbijetesës, frikë që mund të përfshihen në zonën “e ftohtë”, frikë se mund të mbeten jashtë Europës, apo frika e “big”-ëve që mund të humbasin terren në betejën për titullin kampion. Stresi është ndier që para ndeshjeve, ku disa trajnerë nuk kanë pranuar që prononcohe­n.

KASTRIOTI-KUKËSI

Duel ku frika është e pranishme te të dy kampet dhe fitorja kërkohet për të krijuar pak qetësi para startit të fazës së katërt. Sipas llogarive, Kukësit i duhet fitorja për të mos u përfshirë në zonën e “play out”-it, si dhe për të kthyer ekuilibrat në ekip, pasi me një disfatë të mundshme sot, pasojat e drejtuesve mund të jenë të menjëhersh­me. Ndërsa Kastrioti llogaritë i ka me Bylisin që e ndjek nga pas dhe fitorja bën që ballshiotë­t të mos kenë mundësi afrimi.

SKËNDERBEU-TIRANA

Korçarët luajnë për të mbajtur gjallë shpresën e shpëtimit, ku me një fitore ndaj bardhebluv­e Skënderbeu do të rriste presionin ndaj Bylisit të vendit të tetë. Ndërsa Tirana kërkon fitoren për të mos e lënë ashensorin në ngjitje, ku si fillim kërkohet sigurimi i biletës për në Europë, ndërsa mrekullia do të ishte mbrojtja e titullit.

APOLONIA-TEUTA

Frika dhe llogaritë janë të mëdha në këtë takim, ku fierakët në rast dështime mund të vulosin fatin e sezonit, duke u kthyer andej nga erdhën në fillim të sezonit. Ndërsa Teutës nuk i lejohet hapi fals në këtë sfidë, që në letër konsideroh­et e lehtë, në mënyrë që të ruajnë kreun dhe për të mos devijuar nga korsia e fitimit të titullit.

LAÇI-VLLAZNIA

Të dy ekipet kanë llogari të mëdha mes tyre, pasi në kuadrin e katër ditëve diskutojnë kampionati­n dhe Kupën. Shkodranët janë mundur në dy duelet e para nga Laçi, por çuditërish­t kësaj here kënaqen edhe me një pikë. Kurbinasit vijnë pas dy humbjeve radhazi dhe frika për disfatën e radhës ndihet, pasi asnjë nuk ka pranuar të flasë. Fitorja kërkohet nga të dyja ekipet për të mbajtur hapin si pretendent­e. PARTIZANI-BYLISI

Kjo sfidë, ndryshe nga katër të tjerat luhet një ditë më pas, të dielën, kështu që të dyja kampet i kanë më të qarta llogaritë se çfarë duhet të kërkojnë. Pa dyshim Partizanit i vlen vetëm fitorja, nëse synon titullin, por frika e së shkuarës në përballjet me ballshiotë­t mbetet prezent, pasi Bylisi ka qenë një “mace e zezë” për “demat”. Te Bylisi mbeten me shpresë për ta siguruar mbijetesën pa ndeshje shtesë.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e fazës së dytë, Vllaznia-laçi 1-2
Çast nga ndeshja e fazës së dytë, Vllaznia-laçi 1-2
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania