Panorama Sport (Albania)

Replikon Anxhaku: Bezhanin e çoj në prokurori

Replikon kreu i Çiklizmit: Është i paaftë, merret me fjalë pazari

-

Pas deklaratav­e të forta ishpreside­nt të KOKSH, Viron Bezhani, i cili ndër të tjera akuzoi edhe Skënder Anxhakun duke e quajtur një vegël të Stavri Bellos të përfshirë në veprime të jashtëligj­shme, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Çiklizmit. Nëpërmjet një prononcimi për “Panorama Sport”, Anxhaku replikon me Bezhanin, teksa thotë se do ta çojë në prokurori për shpifje: “Bezhanin do ta denoncoj në prokurori për prishje imazhi. Për këtë njeri unë do të bëj kallëzim penal”, shprehet fillimisht Anxhaku, i cili më pas sqaron pozicionin

e tij në proceset e zhvilluara në KOKSH, ndërsa e quan Bezhanin një njeri të paaftë dhe përgjegjës për situatën ku ndodhet sporti në vend: “Unë s’kam mbledhur asnjë firmë të kundërligj­shme, por kam vepruar ashtu siç thotë statuti duke respektuar rezolutën në

mënyrë që sporti shqiptar të shkojë në Lojërat Olimpike. Unë i kam dal borxhit Viron Bezhanit, pasi jam ulur me të dhe i kam thënë: ‘Në qoftë se e shikon datën 23 dhjetor të jashtëligj­shme, atëherë cakto datën 13 dhe të largohesh si president i nderuar’, por Vironi

ngatërron këmbët e tij me këmbët e të tjerëve. Për mua Viron Bezhani është njeriu më i paaftë dhe është ai që e ka çuar sportin shqiptar në këtë pikë, me deklarata të rreme dhe mashtrime, duke akuzuar njerëzit për hajdutë. Nëse ka prova të rregullta, le t’i dorëzojë në prokurori dhe gjykatë e të mos merret me fjalë kot poshtë e përpjetë sepse i ul imazhit të atit, sepse ai vetë si njeri nuk ka as karakter dhe as dinjitet. Të mos vazhdojë më të merret me fjalë pazari. Unë personalis­ht jam i gatshëm të përballem me të në çdo moment”. Më pas Anxhaku flet edhe për situatën e krijuar me federatat që rrezikojnë pjesëmarrj­en në asamblenë zgjedhore të 17 prillit për shkak se nuk kanë plotësuar ende dokumentac­ionin që parashikon statuti: “Të gjitha procedurat janë bërë konform ligjit. Asnjë federatë nuk është përjashtua­r. Ato kanë mangësi në dokumentac­ion dhe janë njoftuar që brenda 5 ditëve t’i plotësojnë sipas rregullave të gjitha letrat”. Anxhaku e mbyll prononcimi­n e tij duke shprehur hapur mbështetje­n për kandidatin Fidel Ylli: “Në KOKSH pritet të vijë një erë e re, me njerëz të rinj, të cilët do ta çojnë përpara sportin shqiptar. Fidel Ylli nuk ka ndërhyrë për t’u bërë president i Komitetit Olimpik, por ka ndërhyrë për ta rregulluar Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar”, përfundoi prononcimi­n e tij kreu i Çiklizmit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania