Panorama Sport (Albania)

Flik shton kaosin te Bajerni: S’jam fajtori i krizës

“Mendja na rri te Parisi, por Unionin duhet ta mundim”

-

Nuk ka kohë për pushim. Vetëm tri ditë pas humbjes ndaj Parisit në ndeshjen e parë çerekfinal­e ne Champions, Bajerni do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e javës së 28-të ndaj Union Berlin. Trajneri i kampionëve Hansi Flik u shpreh në konferencë­n për shtyp se ky është një moment delikat për skuadrën e tij. 56-vjeçari komentoi gjithashtu çështjen për mosmarrëve­shjen e tij me drejtorin teknik, Hasan Salihamixh­iç.

Si është humori në skuadër pas ndeshjes së Champions-it?

Ishte një humbje e pamerituar dhe sigurisht që zhgënjimi është i madh te djemtë. Por, nuk kemi shumë kohë për ta menduar Parisin pasi nesër (sot) duhet të përqendroh­emi tek Unioni. Për sa i përket anës shëndetëso­re më duhet të them që Gorecka, Zyle, Hernandez dhe Roka nuk do të jenë të gatshëm. Lukas ka një tërheqje dhe ndoshta do të mungojë dhe në mesjavë. Leon dhe Niklas kanë shanse të mira për të udhëtuar në Paris.

Në çfarë situate ndodhet Bajerni?

Jemi të parët në kampionat me shtatë pikë më shumë se kundërshta­ri. Në Champions, edhe pse kemi humbur në ndeshjen e fundit, kemi shanse të mira për të shkuar në gjysmëfina­le. Puna ime këtu ka qenë një aventurë e bukur. Ky është një profesion ku mund të përjetosh shumë emocione të mira dhe të këqija. Fatmirësis­ht deri tani më shumë kam përjetuar gjëra pozitive. Edhe pse mendja jonë është te Parisi, më parë duhet të mendojmë për Unionin, i cili është një kundërshta­r jo i lehtë. Duhet të japim 100% për të mbyllur sa më shpejtë llogaritë e titullit.

Çfarë do të thotë për ju fakti që Europiani do të luhet në Mynih?

Do të ishte diçka shumë e bukur për të gjithë. Kjo do të thotë se më në fund do të kemi tifozë edhe kampionat. Por, duhet të presim për vendimin final.

Çfarë prisni në ndeshjen me Unionin?

Më pëlqen mentalitet­i i tyre, mënyra se si luajnë futboll është për t’u admiruar. Luajnë shpejt dhe janë shumë dinamikë në lojën e tyre. Trajneri i tyre po bën një punë të madhe. Do të jetë një ndeshje e luftuar, për këtë jam i sigurt.

Do të jetë nesër (sot) një shans i mirë për Nianzunë?

Ai ka kaluar dy dëmtime të rënda dhe rikuperimi i tij ka kërkuar shumë kohë. Nianzu është një lojtar shumë i mirë në luftën në ajër ashtu dhe në pozicionim. Mendoj se në të ardhmen do të shohim më shumë për të.

Kohët e fundit është përfolur shumë për një mosmarrëve­shje tuajën me Salihamixh­için?

Kam qenë gjithmonë një tifoz i punës dhe i sakrificës. Duhet të jemi të bashkuar, fisnikë dhe të ndershëm në atë që bëjmë. Kohët e fundit janë thënë shumë gjëra, por ato nuk kanë ardhur nga unë. Dua vetëm të fokusohem te skuadra dhe tek objektivi që kemi në këtë sezon. Nuk është koha për të menduar për gjëra që ndodhin jashtë fushës së lojës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania