Panorama Sport (Albania)

Dinamo, shansi për revansh ndaj Korabit

“Ia dalim, tani e njohim më mirë kundërshta­rin”

- ADELA MERKO

Dinamo udhëton vetëm për fitore në Peshkopi. Nëse dy javë më parë humbi, këtë herë presin maksimumin e pikëve dhe rrjedhimis­ht ngjitjen në vendin e dytë. Këtë e thotë edhe Olsi Uku, gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”. Numri një i pankinës së bluve pret nga skuadra më shumë agresivite­t dhe dëshirë, por mbi të gjitha kujdes në prapavijë. Nëse skuadra nuk pëson, ai është i sigurt që ofensiva do ta nderojë. Trajneri do të ketë një organikë më të plotë në këtë 90-minutësh, ndërsa zyrtarisht kthehen lojtarë si Berberi, Hidri dhe Boçi.

Nga Korabi te Korabi. Çfarë do të ndryshojë te Dinamo në harkun e dy javëve?

Do të shkojmë me tjetër mendim dhe dëshirë në Peshkopi.

Gabimet e ndeshjes së fundit nuk do të përsëriten dhe mbi të gjitha do të jemi një ekip më agresiv. Ndoshta kjo na mungoi në përballjen e para dy javëve. Pastaj do të jemi edhe më të plotë në organikë dhe kjo më jep një lloj qetësie. Na kthehen 3 lojtarë që na kishin munguar.

Për kë bëhet fjalë?

Për Berberin, Hidrin dhe Boçin. Lojtarë që janë shumë të rëndësishë­m për ne.

Tani që e njihni më mirë Korabin, besoni se janë të kalueshëm?

Patjetër që po. Kundërshta­ri është shumë i fortë dhe meriton respekt maksimal. E megjithatë, mësuam shumë nga ndeshja e fundit. Informacio­ni është më i madh, ia njohim pikat e forta dhe të dobëta Korabit. Tani ka ardhur koha që t’i shfrytëzoj­më ato.

Vend për revansh a ka, meqenëse ishin dibranët që ju zbritën nga kreu?

Kampionati nuk ka mbaruar ende, është edhe një fazë e plotë për t’u luajtur. Ne shkojmë në Peshkopi vetëm me një mendim: të fitojmë ndeshjen.

Barazimi është i ndaluar? Në futboll nuk ka asgjë të ndaluar, gjithçka mund të ndodhë. Por, ne i kemi idetë e qarta. Na duhen pikët për të fituar terren në renditje dhe qenë në lojë për misionin e madh. Kam bindjen që do të fitojmë.

Do të jeni një ekip i kujdesshëm në mbrojtje apo do të merakoseni më shumë për të shënuar?

Kryesoja është që të mos pësojmë gol dhe nëse e mbajmë zero mbrapa, jam i sigurt që ato raste që do t’i kemi do të shfrytëzoh­en. Kemi cilësinë e duhur dhe aftësinë në ofensivë për të shënuar.

Në këtë fazë të tretë, sa do t’ju ndihmojë fakti që do të luani në “Selman Stërmasi”?

Kjo do të na ndihmojë shumë dhe këtë e treguam me Burrelin, ku fituam me lojë dhe rezultat. Në një stadium dhe terren të mirë, ne mund të luajmë futboll.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania