Panorama Sport (Albania)

Brdariç: Në Laç nuk thyhemi

“Ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne, dua të fitojmë në të dyja frontet”

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, be son se skuadra e tij do të thyejë sot tersin e dy humbjeve me Laçin. Në konferencë­n para transfertë­s me kurbinasit, gjermani u shfaq entuziast veçanërish­t për faktin se prej tri ditësh e përgatit ndeshjen në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”. Duke qenë se me Laçin luhen dy takime radhazi, sot për kampionat në 16:00 dhe më 14 prill në Shkodër për gjysmëfina­len e Kupës, Brdariç u ngacmua se në çfarë kompeticio­ni do të fokusohet më tepër Vllaznia. Ndërkohë, i pyetur nga “Panorama Sport”, gjermani refuzoi të replikonte me trajnerin e Laçit, Shpëtim Duro, i cili pati thënë se do ta linte vetë ekipin nëse përmbysej me 9 pikë në krye.

Do të luani me Laçin dy ndeshje radhazi. A mund të ketë sukses Vllaznia në të dyja kompeticio­net?

Dëshira e kujtdo është të fitojmë në të dyja kompeticio­net, por le të shohim se si do shkojnë gjërat. Fillimisht jemi të përqendrua­r te ndeshja e kampionati­t. Më e rëndësishm­e është loja e nesërme (sotme) kundër Laçit. Gjendja fizike e ekipit nuk është e keqe. Përgatitja që kemi bërë është e mirë, por kemi pasur edhe disa probleme.

Kur thoni probleme, u referoheni dëmtimeve të Imamit dhe së fundmi edhe Imerit?

Për sa u përket dëmtimeve, vetëm Imami ka pasur probleme fizike. Pjesa tjetër e ekipit është e shëndoshë. Sa për Imerin, kush e ka thënë që do të mungojë?! Unë do ta shikoj deri në momentet e fundit. Do të bisedoj me lojtarin, pasi të konfirmoj edhe gjendjen e tij fizike e më pas do të shihet nëse do të jetë nga minuta e parë apo jo.

Në ditët e fundit jeni stërvitur në fushën e stadiumit “Loro Boriçi”. Është kjo ajo që keni kërkuar?

Jam i kënaqur, sepse kemi punuar shumë mirë këtë javë.

Kemi pasur fatin që jemi stërvitur në stadium dhe kjo është një gjë shumë e mirë për ne. Kam shumë lojtarë në dispozicio­n dhe më kënaq gjendja e tyre.

Laçi është i vetmi ekip që nuk keni arritur t’i merrni pikë në dy fazat e para. Besoni se këtë herë do të thyhet tersi?

Po, e vërtetë është që Laçit nuk i kemi marrë pikë, por do të provojmë t’i marrim pikë këtë herë. Çdo lojtar duhet të japë maksimumin ndaj Laçit, sepse është një ndeshje shumë e rëndësishm­e për ne.

Besoj se do të jetë dita jonë për të marrë një rezultat pozitiv.

Rruga për në Europë është më e lehtë nga Kupa apo kampionati?

Jemi të përqendrua­r te kampionati dhe jo te Kupa. Kemi shumë detyra përpara, i kemi eliminuar disa probleme, tani të shohim se si do të ecë skuadra.

Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro, pati thënë se do të largohej nëse ishte 9 pikë para në krye dhe më pas ekipi i tij përmbysej. Keni një koment për këtë?

Jo, s’kam asnjë koment.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania