Panorama Sport (Albania)

Jonuzi: Pa frikë, na kënaq edhe një pikë

Mesfushori që ka luajtur me kurbinasit: Na kanë mundur, por do jetë tjetër histori

-

Fjoart Jonuzi është afirmuar në Kategorinë Superiore te Laçi, pasi në skuadrën e vendlindje­s, Kukësi, nuk pati shumë hapësira. Pas aventurës në Kosovë me Gjilanin, mesfushori iu bashkua Vllaznisë dhe tashmë është një titullar fiks. Në konferencë­n e djeshme, Jonuzi foli me optimizëm për atë që e pret Vllazninë në Laç. Ai theksoi se në këtë pikë delikate të sezonit, edhe një pikë sot është mirë për ekipin. Fjoart, çfarë prisni nga përballja ndaj Laçit?

Laçin e vlerësoj maksimalis­ht, sepse ka një ekip shumë cilësor. Është aty me pikë afër me ne. Duhet ta vlerësojmë, por pa e kaluar masën. Të shkojmë në Laç dhe të bëjmë një ndeshje të mirë të gjithë së bashku.

Për këtë takim do të mungojë sërish Imami, por do të kthehet kapiteni Gurishta. Si e vlerësoni këtë fakt? Gurishta është një armë më e fortë për skuadrën. Është kapiteni i ekipit dhe është një forcë për ne rikthimi i tij në krahun e djathtë.

Dy humbje me Laçin këtë kampionat. Do të thyhet tersi këtë herë?

Po t’i marrim në analizë të dyja ndeshjet, në Laç humbëm me një gol në fund, ndërsa në Shkodër na kapi euforia e fitores pas barazimit 1-1. Edhe Laçi është një ekip i mirë, kështu që duhet të jemi të kujdesshëm. Jam i bindur që këtë herë do të jetë ndryshe, pasi jemi pretendent­ë. Shkojmë me tjetër synim dhe tjetër motivim ndaj një ekipi që nuk kemi fituar akoma këtë kampionat. Jeni mësuar të luani në “Loro Boriçi”.

Sa mund të ndikojnë përmasat e fushës së Laçit?

Nuk është problem. Derisa jemi mësuar të luajmë në fushë me përmasa më të mëdha, nuk do të jetë problem fare.

Do t’ju kënaqte edhe një pikë në këtë takim?

Ne futemi për tri pikë, sepse jemi pretendent­ë. Nuk kemi frikë, por do të thosha që edhe një pikë është mirë për ne. Të dyja rezultatet për ne janë të mira. A.URUÇI

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania