Panorama Sport (Albania)

“Skënderbe me grintë”, Memelli sfidon Tiranën

“Unë s’kënaqem me pak, i jam mirënjohës klubit bardheblu”

- LLAZI SARO

Fitoret e fundit në ka mpionat, sidomos ajo ndaj Kukësit, i kanë dhënë më shumë forcë dhe e kanë rritur psikologji­kisht Skënderbeu­n. Këtë moral të lartë trajneri Migen Memelli shpreson që ekipi ta reflektojë edhe në fushë, sot në orën 13:00 kundër Tiranës. Për pogradecar­in që drejton bardhekuqt­ë, do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi dy ekipet luajnë për objektiva të ndryshëm. Megjithatë, besimi është i madh që të tijtë do të venë gjithçka në fushë për të marrë maksimumin nga ky takim. Në konferencë­n për shtyp para përballjes me bardheblut­ë, trajneri i korçarëve u shpreh optimist për një rezultat pozitiv, ndërsa këtë herë ka më tepër alternativ­a, pasi janë rikthyer Shqiprim Taipi dhe është rikuperuar Denis Dovuna. “Skuadra po fiton besimin dhe vazhdimësi­a te rezultatet është ajo që na intereson ne si staf dhe na jep optimizëm për të ardhmen”, ka thënë ndër të tjera Memelli, ndërsa u pyet në konferencë edhe për shansin që ka klubi t’i falet dënimi.

Pas tri fitoreve radhazi në transfertë, si e keni parë ekipin këto ditë në stërvitje?

Morali është rritur, pa diskutim. Të fitosh jashtë ndaj skuadrave si Partizani, Apolonia dhe Kukësi, nuk është e lehtë. Besimi është rritur në ekip. Unë gjithmonë shoh përpara, sepse kemi një ndeshje shumë të rëndësishm­e.

Tashmë prisni Tiranën. A ndieni nostalgji për këtë klub, ku jo vetëm keni luajtur, por edhe keni qenë trajner në akademinë bardheblu?

Tirana është një klub i dashur për mua, sepse në planin profesiona­l si sportist kam fituar aty. Por, edhe nga ana profesiona­le e trajningut, Tirana më ka dhënë mundësinë të jem trajner për 5 vite e gjysmë tek Akademia dhe ta përvetësoj profesioni­n.

Kjo do të thotë se emocionet janë të pranishme në këtë sfidë?

Jam mirënjohës ndaj njerëzve që punojnë gjithmonë. Sot të dyja skuadrat luajnë për objektiva të ndryshëm. Pa diskutim që Skënderbeu do të futet në fushë për të fituar. Tirana është një skuadër që përfaqësoh­et gjithmonë nga mentalitet­i fitues, njësoj si Skënderbeu në 10-11 vitet e fundit. Është një ndeshje e vështirë, pasi Tirana ka lojtarë me kualitet. Ne e dimë forcën e tyre, por pa diskutim që do mbështetem­i edhe te forca jonë, që është grupi.

Përtej mirënjohje­s, Skënderbeu mund të fitojë kundër Tiranës?

Jam i bindur që lojtarët do të bëjnë maksimumin dhe një ndeshje të mirë. Nëse performanc­a do të jetë e duhura dhe intensitet­i do të jetë i lartë, kam besim që edhe rezultati do të vijë. Gjithmonë futemi për tre pikë në fushë. Kjo është një ndeshje që i ka të tre rezultatet. Kemi treguar stabilitet në javët e fundit. Rëndësi ka që skuadra të zhvillojë një paraqitje të mire.

A do t’ju kënaqte edhe një pikë përballë Tiranës?

Ne në çdo ndeshje nuk mendojmë të kënaqemi me pak. Kjo është filozofia ime që jam munduar të përcjell tek ekipi. Në kërkojmë gjithmonë maksimumin dhe prandaj do të hyjmë në fushë me një objektiv të qartë, atë të fitores.

Po nëse do të firmosnit për një rezultat, barazimi do të ishte i duhuri?

Në të tilla kushte çdo pikë bën punë. E rëndësishm­e është që të tregojmë grintën në fushë, si në këto ndeshjet e fundit. Kjo për mua vlen shumë.

Sa kanë ndikuar te ju të dhënat e fundit rreth një shansi që ka klubi për të pasur amnisti pas dënimit 10vjeçar nga UEFA?

Jam munduar të mbaj larg çdo gjë që prek ekipin. Unë personalis­ht, por edhe lojtarëve ua kam ndaluar të flasin për këtë çështje. Ne jemi të terrenit dhe ju e dini mirë. Kjo është një çështje administra­tive dhe i takon klubit të flasë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania