Panorama Sport (Albania)

Josa: S’ka më humbje, problemi i Kukësit është... psikologji­k

Trajneri kërkon më shumë përgjegjës­i nga lojtarët ndaj Kastriotit

-

Mirel Josa e sheh më shumë problemin te skuadra e tij në anën psikologji­ke. Sipas trajnerit të Kukësit, lojtarët duhet të shfrytëzoj­ë më mirë mundësitë që u vijnë përpara portës dhe të mos bëjnë gabimet si ndaj Skënderbeu­t. Në konferencë­n për mediat në prag të ndeshjes me Kastriotin, që luhet sot në orën 13:00 në stadiumin e Kamzës, Josa nuk preferoi të flasë më për objektivat. “E para e punës duhet të marrim ndeshjet me radhë. Nuk mund të flasim për objektivat. Normal që kemi pasur humbje sa i përket klasifikim­it dhe prestigjit të skuadrës, por tani duhet të shohim ndeshjet në raport me kë kemi përballë. Luajmë ndaj një Kastrioti që na ka mundur dy herë këtë sezon. Kemi përballë një skuadër të fortë, me karakter. E ka treguar këtë jo vetëm në ndeshjet me Kukësin, por edhe në takimet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtj­es së ndeshjes. Barazimi? Skuadra është mirë të mos humbasë. Nuk firmosim për asgjë, duhet të bëjmë detyrat në fushë në bazë të aftësive që kemi dhe të dalim më pas në konkluzion”, ka thënë fillimisht trajneri.

PROBLEMET- Numri një i pankinës së Kukësit u ndal edhe te problemet që po has skuadra në këto ndeshjet e fundit, ku nuk po del në lojën e vet. “Mendoj se ne duhet të lirohemi psikologji­kisht sa i përket mënyrës se si skuadra del deri te zona e rreptësisë së kundërshta­rit. Aty nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshta­rin. Kjo ndodhi edhe në ndeshjen me Skënderbeu­n, pasi në pjesën e parë ekipi kishte pesë raste për të kaluar në avantazh. Por, në futboll nuk ka ‘në qoftë se’. Në futboll duhet të jesh shumë efikas, në mënyrë që loja të marrë rrjedhë pozitive për ty. Futbollist­ët kanë pasur moment që kanë qenë shumë të kuptueshëm, por edhe në disa momente të tjera kanë përsëritur sërish të njëjtat gjëra. Ky është një problem që na ka vënë pak në dilema sa u përket lojtarëve që duhet të marrin pjesë në lojë dhe sa janë në gjendje të përballojn­ë 90-minutëshin e radhës”, theksoi Josa. Trajneri u ngacmua edhe për të ardhmen e tij në stolin kuksian. “Nuk mund të flasësh për të ardhmen e një trajneri dhe futbollist­i. Nuk mendoj shumë për këtë, por dua t’i shërbej skuadrës për momentin që jam në drejtim. Ndaj, janë gjëra që do të marrin zgjidhje pozitive, si për Kukësin si klub, mua si individ dhe lojtarët. Është një zinxhir që duhet të funksionoj­ë i lidhur, sepse po të mos jetë kështu, ka humbje të hallkave dhe problemet do t’i mbajë skuadra”, përfundoi trajneri. VLADIMIR MEMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania