Panorama Sport (Albania)

Orges Shehi: Korçë, sot nuk të... njoh

“Na presin 10 finale, kush gabon më pak do të marrë titullin”

- OLSI AVDIAJ

Orges Shehi dhe Skënderbeu kanë një lidhje të pandarë në historinë e njëritjetr­it. Prej vitesh trajneri aktual i Tiranës konsideroh­et si djali i shtëpisë. Ama rrugët shpeshherë në futboll ndahen, por edhe bashkohen. Shehi tani është larg Korçës dhe Skënderbeu larg të qenit i madh, ndërsa fati deshi që këtë fundjavë ishportier­i, tani trajner, dhe skuadra juglindore të takohen sërish dhe për 90 minuta do të jenë “armiq”. Si Skënderbeu edhe Tirana e Shehit duan të fitojnë, por në fund mund të buzëqeshë vetëm një prej tyre. Dhe gabimi i njërës palë mund të jetë fatal. Skënderbeu­n e nxjerr jashtë garës për mbijetesë, ndërsa Tiranën nga gara për titull. Për sa i përket gjendjes së skuadrës, Shehi është shprehur se skuadra është në maksimum, përveç Elton Kalesë, i cili ka shfaqur probleme.

Shehi, përballeni me Skënderbeu­n, një ekip, i cili ka ditur t’u marrë pikë edhe ekipeve më të mëdha...

Është e vërtetë që është një kundërshta­r, i cili këtë javë ka bërë mjaft mirë. Ka marrë pikë dhe mbi të gjitha ka fituar besim, që është shumë i rëndësishë­m në futboll. Të jemi të ndërgjegjs­hëm, na pret një transfertë shumë e fortë dhe shumë e vështirë.

Kale ka pasur dëmtime në shpatull. Do të jetë ai i gatshëm në takimin e Korçës?

Kale ndoshta nuk është në gjendjen e tij më të mirë, për shkak të kësaj nuk e ka nisur me minuta të plota. Megjithatë, është një lojtar që na ndryshon shumë dhe është inteligjen­t, kur futet e kap shumë mirë situatën dhe atë që kërkojmë e bën shumë mirë.

A është Kale mungesa e vetme e Tiranës përballë kësaj sfide?

Kale është i gatshëm dhe është në listën tonë për sfidën e sotme. Nuk do ta quaja mungesë, por është një vendim që kemi marrë edhe për shkak të situatës ku ndodhemi. Siç e thashë pak më parë, është lojtar që ndryshon shumë kur futet.

Gjendja e skuadrës është më optimalja?

Pjesa tjetër e ekipit është në 100% e vet. Skuadra është stërvitur shumë mirë dhe, falë Zotit, nuk kemi dëmtime apo pezullime këtë javë.

Taipi ka thënë se ne e njohim mirë Shehin…

Mund të më njohin, edhe unë disa lojtarë të paktë në numër i njoh dhe i kam stërvitur. Për pjesën tjetër nuk kam një informacio­n të saktë përveç atyre që shohim në ndeshje dhe nga programi që kemi për të kuptuar se çfarë bëjnë mirë dhe se si shprehen.

Përpara keni 3 transferta. Është kjo pika më e rëndësishm­e e sezonit?

Mendoj se në situatën ku jemi çdo ndeshje është e rëndësishm­e, për shkak të objektivav­e dhe për shkak të pozicionit ku jemi. Kurrsesi nuk duhet të mendojmë për transferta­t që na presin më pas, por do të fokusohemi te takimi me Skënderbeu­n.

Jeni vetëm 5 pikë larg vendit të parë. A keni shpresa për kampionati­n?

Kemi rikuperuar pikë, jemi në pozicionin ku duhet të luftojmë me të gjitha forcat dhe me gjithë kapaciteti­n që kemi, por do t’i marrim ndeshjet hap pas hapi dhe nuk duhet të mendojmë për vendin e parë. Jemi akoma në vendin e pestë, duhet të ngjitemi dhe të marrim pikë sa më shumë.

Kush e vendos këtë kampionat?

Kemi hyrë në një fazë shumë të rëndësishm­e të kampionati­t. Na ndajnë vetëm 10 finale dhe si të tilla duhet t’i trajtojmë, pastaj në fund do të bëhen llogaritë kush ka gabuar më pak do të jetë më i miri në tabelën e renditjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania