Panorama Sport (Albania)

Ndreu: Dua të fitoj, hallet e rivalit s’më interesojn­ë

Trajneri i Kastriotit: Shpresoj të kthehet De Silva, Shkalla jep garanci në prapavijën tonë

- BUJAR BALLIU

Ramazan Ndreu është i qartë. Kastrioti sheh punët e tij dhe nuk ka “mëshirë” për Kukësin. Në intervistë­n për “Panorama Sport”, trajneri sqaron se krutanët janë gati për të bërë gjëra të mëdha në fushën e lojës.

Prisni Kukësin, si vjen Kastrioti në këtë përballje?

Çdo takim është mjaft i rëndësishë­m dhe sidomos këtë të radhës me Kukësin. Kundërshta­ri ka një ekip mjaft të mirë që ka bërë ecuri të mirë në fillim, ndonëse nuk është aty ku duhet. Kukësi ka kualitete dhe në ndeshje kur ata janë në formë të mirë, të nxjerrin shumë probleme. Është fundi i garës, ndaj na duhet fitorja, në mënyrë që të jemi më të qetë në vijim.

A është kjo ajo përballje që, në rast të një fitoreje, do të sillte qetësi për Kastriotin?

Të jem i sinqertë, dua ta fitoj këtë ndeshje, jo se është Kukësi, por kemi bërë disa gabime dhe është momenti që ne të marrim pikët. Kemi qenë ndoshta të pafat dhe nuk e kemi merituar humbjen për atë që kemi dhënë në disa ndeshje. E thashë që ata i dinë vetë problemet, janë skuadër shumë e mirë në përgjithës­i dhe unë kërkoj që të marr tri pikët për pozitat dhe synimet që ne kemi në të ardhmen. Për mua është një skuadër shumë e mirë dhe këtë ua kam bërë të qartë edhe lojtarëve, sepse Kukësi ka lojtarë shumë të mirë.

Ndikon fakti që e keni mposhtur dy herë Kukësin?

Shtëpia jonë është në Krujë, ndërsa ne luajmë në Kamzë, dhe kjo ka ndikimin e vet, është hera e parë që e them, por dhe këtu është plus sepse e kemi si fushën tonë, dhe do të japim maksimumin që të marrim pikët maksimale në këtë ndeshje.

Rikthehet Shkalla, si është gjendja e De Silvës?

Në Ballsh kishim mungesa, stafi mjekësor po bën maksimalen që ta kemi në fushën De Silvën, pasi Shkalla rikthehet pas pezullimit. Por, duke parë e duke bërë, është pak e vështirë, sepse unë nuk jam nga ata trajnerë që të nxisë lojtarët që nuk kanë bërë rikuperim të plotë dhe të jetë në fushë. Dëmtimi ka kohën e vet dhe mund t’i prishim punë. Ishalla kemi fat që ta kemi në fushë, shpresojmë sepse kur ai është në lojë dhe skuadra është më e qetë dhe aktive dhe më afër golit. Rikthimi i Shkallës na jep garanci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania