Panorama Sport (Albania)

Agiare: Nuk jemi dorëzuar, tentojmë fitoren me Teutën

- BUJAR RAMA

Apolonia, skuadra fundore e renditjes së Superiores, do të presë në fushën e vet Teutën kryesuese, që e ka marrë këtë pozicion vetëm javën paraardhës­e, teksa ka mundur në ballafaqim­in direkt ish-kryesuesit e Laçit. Apolonia vjen pas dy humbjeve radhazi, me Skënderbeu­n në Fier dhe me Tiranën në transfertë, me një gjendje psikologji­ke jo fort të favorshme, teksa ngujohet përherë e më tepër në vendin e fundit të renditjes. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë këtë sezon Apoloninë, edhe pse lojtarët e saj nuk kanë ndërmend të deklarojnë "falimentin" në Superligë, por janë të vendosur për të treguar vlerat e tyre me përpjekje maksimale gjer në fund të kampionati­t. Sepse, kanë misionin e dyfishtë: për t'i shërbyer skuadrës, por edhe Cv-së së tyre personale.

KAPITENI - Benjamin Agiare rikthehet të bëjë kapitenin në këtë ndeshje. Me Tiranën vuajti pezullimin pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen kundër Skënderbeu­t dhe e ka vuajtur shumë humbjen me Tiranën, teksa e shihte si spektator. "Nuk them se do bëja më shumë se shokët e skuadrës ndaj Tiranës, por, kur e sheh ndeshjen nga jashtë, e ke më të lehtë të gjykosh dhe t'i vlerësosh gabimet, por në fushë ndodh ndryshe, sepse janë veprime sekondare. Ajo që them, qe një humbje të cilën duhet ta shmangnim me Tiranën, por nuk mundëm. Humbja me kampionen në fuqi të Shqipërisë në fushën e saj është normale, por, me lojën që zhvilluam, nuk meritonim të humbitnim aq thellë", ia nis kapiteni i Apolonisë. Qendërmbro­jtësi 26vjeçar fokusohet më pas te ndeshja me kryesuesit e Teutës, duke shprehur motivimin dhe dëshirën e skuadrës fierake për të marrë rezultatin maksimal. "Unë këtë vit e kam njohur Teutën dhe e cilësoj si një nga skuadrat më të vështira për t'i marrë fitoren, jo pse janë ekipi kryesues, por realisht janë shumë të fortë. Mundësitë tona, të thuash të vërtetën, duken të kufizuara, pasi edhe rezultatet e dy javëve të fundit dhe rritja e diferencës me rivalet në renditje luajnë rolin e vet negativ, por mendoj se nuk do të jetë një Apoloni e dorëzuar në fushë. Ne jemi në lojë dhe nuk ka arsye pse të mos luajmë me të gjitha mundësitë tona për të fituar, pak rëndësi ka emri i kundërshta­rit. Jemi në fushën tonë dhe duhet ta justifikoj­më, jo të luajmë me trysni pse kemi përballë ekipin e vendit të parë. Mendoj se me lojë të kujdesshme, guxim e përqendrim, ne fitojmë ndaj Teutës", thotë për "Panorama Sport" kapiteni i Apolonisë, Benjamin Agiare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania