Panorama Sport (Albania)

Marshojnë AF Luftëtari dhe Murlani

-

Me tri ndeshjet e luajtura dje në Kamzë, është mbyllur faza e parë e Kategorisë së Tretë. Surprizat nuk kanë qenë të pakta, por mbi të gjitha bilanci i golave. Në vetëm 15 ndeshje të zhvilluara pas 5 javësh, janë shënuar plot 86 gola. AF Luftëtari dhe Murlani marshojnë, duke e bërë edhe më interesant­e garën. Gjirokastr­itët janë të parët vetëm prej golavarazh­it, megjithatë as shkodranët nuk duhen anashkalua­r. NDESHJET - Kryendeshj­a ka qenë ajo mes dy ekipeve të ardhura nga kategoritë më të larta, Luftëtari e Spartaku. Bluzinjtë kanë dominuar. Ata ishin më të organizuar dhe diferencën e bëri kapiteni Batha dhe dy Strokat, pas minutës së 80të. Që në fillim të lojës, Boni, Batha e Braho tentojnë të shënojnë, por është portieri Sula që bëhet pengesë. Vetëm tri minuta para fundit të fraksionit të parë, Batha ekzekuton perfekt nga 20 metra një goditje standarde dhe gol. Në fraksionin e dytë, sërish kapiteni i gjirokastr­itëve shënon në të njëjtën mënyrë. Për të ardhur 10 minutat e fundit, futja në lojë e Argjiro Stroksë dhe Renato Strokës gjallëron sulmin. Dy gola të tjerë vijnë nga Puci pas një asist të A.strokës dhe më pas është R.stroka që vulos “pokerin”. Drini e Kinostudio nuk kishte histori. Kryeqyteta­sit shënojnë 5 herë në portën e vendësve, që duket e vetmja skuadër pa pretendime. Që në të 12-ën K.teodori shënon nga pika e penalltisë për t’u pasuar me golin e Piperit 5 minuta më pas. Por, Qosja shkurton për Drinin në të 25-ën. Në pjesën e dytë Teodori dhe Piperi plotësojnë dopietat, ndërsa A.gjonpalaj përmbyll rezulton 1-5. Murlani e Osumi prodhoi gjithashtu futboll të bukur. Edhe pse ishte e barabartë në pjesën e parë, supermacia e shkodranëv­e u ndie pas 12 minutash. Djepaxhia zhbllokoi shifrat, por mendoi Rizaj që t’i çonte në 1-1 në të 40-ën. Në fraksionin e dytë loja foli për ekipin e Xhahysës, që me golat e Djepaxhisë e Kaçubelës siguruan trepikëshi­n e radhës.

ABDULLA DUSHKU

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania