Panorama Sport (Albania)

Noka “shkund” ekipin në furgon, Bruka premton fitore

Trajneri: Tregojmë që s’e meritojmë “play out”-in

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja ka udhë tuar në Orikum që dje dhe misioni është i qartë: fitorja. Edhe pse skuadra do të luajë në grupin e mbijetesës, presidenti nuk do gabime. Këtë ua ka bërë të qartë lojtarëve pak para se të merrnin rrugën drejt qytetit bregdetar. Në një mbledhje të zhvilluar në furgon, ai ka lënë disa porosi dhe ka urdhëruar regjim maksimal. Në një video të siguruar enkas nga “Panorama Sport”, Gjok Noka dëgjohet tek thotë: “Neve na ka bërë dëm ajo ndeshje (i referohet humbjes 2-0 në Orikum), ndaj dua ndeshjen nesër (sot). Luani të qetë. Mua nuk më bën dëm më asgjë, por dua ta rrah për moral dhe për të treguar se nuk jemi ata që ishim para dy javësh, por këta. Të dëshmojmë se humbëm rastësisht. Në rregull të gjithë dhe në orën 10 ju dua në gjumë. Hajd, rrugë të mbarë”.

TRAJNERI – Ekipi u dha dorën e fundit përgatitje­ve dhe është gati për të luajtur në transfertë me orikasit. Trajneri Alban Bruka pret fitoren e dytë radhazi, ndërsa për gazetën shprehet: “Pozicioni ku ndodhemi tani, nuk pranon hapa falsë. Nuk e kam fjalën për mbijetesën, pasi Besëlidhja as që e diskuton atë, por duam që të tregojmë se aksidental­isht jemi të detyruar që ta parkojmë autobusin këtu. Të gjitha kushtet që kemi në dispozicio­n janë bonus për sukses, ndërkohë që nuk na mungon mbështetja e presidenti­t Gjok Noka në asnjë rast. Gabimet apo arritjet tona janë shkaqet që na çojnë në triumf apo disfatë. Unë po punoj jo vetëm për të mbajtur kreun e zonës ‘play out’-it, por edhe për të krijuar bërthamën e Besëlidhje­s pretendent­e të sezonit të ardhshëm”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania