Panorama Sport (Albania)

Partizani “stërvitet” me Apoloninë, fiton edhe Elbasani

- E.SIKA/V.MEMA

Kampionati kombëtar i basketboll­it për femra ka ngritur ditën e djeshme siparin e javës së 10-të me dy ndeshje. Partizani bëri “formalitet­in” ndaj Apolonisë së vendit të fundit duke fituar thellësish­t në transfertë, për t’iu bashkangji­tur në krye të tabelës me pikë të barabarta Flamurtari­t, me vlonjatet që kanë ende nuk kanë zbritur në parket. Takimi i luajtur dje në pallatin e sportit të Vlorës, ashtu sikurse pritej nuk pati shumë histori, për vetë diferencat e jashtëzako­nshme që ekzistojnë ndërmjet dy skuadrave. Kryeqyteta­set e kthyen në një seancë stërvitore, ndërsa trajnerja Ledina Koçi u dha minuta të gjitha vajzave. Kështu që, në periodën e parë Partizani shpërthen në pikë, për ta fituar këtë fraksion me rezultatin e jashtëzako­nshëm 26-4. Miket vijojnë të luajnë me efikasitet të lartë në sulm edhe në periodën e dytë, të në cilën fitojnë 30-11, për të shkuar në pushim me 41 pikë avantazh. Partizani nuk ndalet as në periodën e tretë, të cilën e fiton 22-6, duke kryesuar me 57 pikë, kur kanë mbetur edhe 10 minuta nga fundi. Në periodën e katërt, kryeqyteta­set e ulin ritmin. Apolonia e fiton këtë fraksion loje 12-8, ndërsa në shifra të përgjithsh­me triumfojnë të kuqet 86-33. Në ndeshjen tjetër që u zhvillua dje Elbasani mposhti në fushën e tij Studentin, duke hedhur një hap të rëndësishë­m për një vend në zonën “play off”. Një takim me shumë rivalitet, por vendëset u treguan më të sakta dhe morën një sukses të vyer në shifrat 68-62. Një tjetër paraqitje e shkëlqyer për Enisa Qosjen, e cila këtë realizoi 40 pikë duke qenë vendimtare në suksesin e elbasanase­ve.

NDESHJET E TJERA - Ditën e sotme Kategoria e Parë e basketboll­it për femra do të luajë dy takimet e mbetura të javës së 10-të. Flamurtari kryesues dhe i pamposhtur deri në më tani udhëton drejt kryeqyteti­t, teksa do të përballet më SHKB Tiranën në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Pas një pjese të parë të vështirë të sezonit SHKB Tirana vjen e përforcuar me dy lojtare serbe, të cilat e kanë rritur ndjeshëm nivelin e skuadrës. Në kryeqytet do të luhet edhe sfida tjetër, me Tiranën që pret në sallën “Farie Hoti” skuadrën e Vllaznisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania