Panorama Sport (Albania)

Titulli më pranë, Partizani fiton të parën ndaj Erzenit

Të kuqtë e fillojnë mbarë serinë e finaleve

- ABDULLA DUSHKU

Ashtu sikurse pritej, akti i parë i serisë së finaleve të kampionati­t kombëtar ndërmjet Partizanit rezultoi vërtet spektakola­r. Pas në një ndeshjeje që zgjati dy orë e gjysmë, ishte Partizani që festoi në sallën “Feti Borova”, duke bërë hapin e parë drejt titullit. Skuadra e Ylli Tomorrit triumfoi me rezultatin 3-2 në një ndeshje dramatike, të luftuar nga fillimi e deri në fund. Fatkeqësis­ht këtë spektakël tifozët nuk patën mundësi ta ndiqnin në sallë për shkak se ndeshjet siç dihet luhen pa praninë e publikut prej pandemisë.

NDESHJA – Në setin e parë Partizani shfaqi një lojë të shkëlqyer, duke kryesuar gjatë gjithë kohës. Deliu dirigjon në mënyrë perfekte ndërsa Qepa, Çela dhe Rama tregohen të papërmbajt­shëm. Është pikërisht Rama me një bllok që u jep setin e parë “demave” në shifrat 25-15. Seti i dytë nisi më mirë për të besuarit e Sakos, të cilët marrin fillimisht epërsinë 10-5. Por Partizani reagon mjaft mirë dhe kthen gjithçka në favor, ndërsa seti vuloset në favor të kryeqyteta­sve pas një gjuajtje jashtë të Kulës. Në pushim trajneri Arben Sako “i shkund” të tijtë, duke bërë që lojtarët të futen me tjetër mentalitet në lojë. Megjithatë beteja vijon e fortë, por pas pikëve shtesë Erzeni fiton 26-24, duke i ngushtuar shifrat e seteve në 1-2. Shijakasit marrin zemër dhe paraqiten akoma më mirë në setin e katërt. Me Kulen, Barutin, Çullhajn dhe kapitenin Nazifi miqtë luajnë më qartë dhe e fitojnë setin 2522. Kështu finalja e parë shkon me set final, ku fraksionin i fundit është për “infarkt”, pasi ekipet luftojnë fort në çdo pikë duke bërë që gjithçka të vendoset në pikët shtesë. Partizani tregohet më i saktë, ndërsa pas një gabimi të shijakasve setin mbyllet 17-15 në favor të “demave”, dhe e gjithë ndeshja 3-2. Megjithatë ekipet nuk kanë kohë për të humbur, pasi ditën e nesërme në orën 18:00 do të zbresin përsëri në parket për të zhvilluar finalen e dytë. Këtë herë takimi do të luhet në Durrës, në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, ku sërish pritet një luftë e fortë sportive. Kujtojmë që skuadra e cila arrin numrin e tre fitoreve, shpallet kampione e Shqipërisë për edicionin 2021.

 ??  ?? FOTO: F. HAZISLLARI
FOTO: F. HAZISLLARI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania