Panorama Sport (Albania)

Kuman: Duam t’i mundim, por Klopi nuk ka shanse ta poshtërojë Realin

Trajneri i Barçës: Na duhet Mesi më i mirë për 3 pikët

-

Ronald Kuman nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Jyrgen Klopit për stadiumin “Alfredo di Stefano”. Pavarësish­t se ai është kundërshta­r i Realit, thotë se madrilenët janë ekip madhështor dhe kanë zgjedhur që të bëjnë punime në këtë stadium. Trajneri i Barcelonës thotë se numri një i Liverpulit donte që ta injoronte skuadrën spanjolle. Ai është krenar për ecurinë që kanë pasur katalanasi­t në javët e fundit dhe shpreson që të marrë 3 pikët për të shpresuar te titulli kampion.

SITUATA - “Kohët e fundit kemi pasur rezultate shumë pozitive dhe ekipi ka besim. Tani kemi një ndeshje të madhe kundër Realit të Madridit, i cili gjithashtu është përmirësua­r në zhvillim e sezonit. Janë duke luftuar për trofe të rëndësishë­m dhe ndeshja është shumë vendimtare”.

TITULLI - “Sigurisht që rezultati i nesërm (sotëm) është shumë i rëndësishë­m, por jo aq duke qenë se pas ndeshjes do të ketë shumë ndeshje të tjera për të fituar titullin. Ekipi që fiton do të ketë më shumë moral për ta vazhduar rrugëtimin”.

“VALDEBEBAS­I” - “Deklarata e Klopit nuk ishte dhe aq e bukur. Ai donte t’i ulte vlerat një klubi të madh si Reali i Madridit, i cili ka zgjedhur një moment për të bërë stadiumin e tij. Për lojtarët është e vështirë që të luajnë pa publik, por ata janë mësuar të luajnë në fushë të tillë. Të tjetër duhet të përshtaten dhe kaq. Kjo është e gjithë situata”. MOMENTI I MIRË - “Një klasike është një ndeshje ndryshe nga të tjerat sepse ka shumë interes nga e gjithë bota. Barcelona ka bërë një trajektore të rëndësishm­e dhe ka fituar shumë pikë. Reali është Reali. Ata kanë pasur shumë kritika, por janë në Champions dhe po luftojnë për të fituar kampionati­n. Nuk jam me njerëzit që kritikojnë Realin. Kanë një trajner të madh dhe futbollist­ë të rëndësishë­m”.

SKEMA E REALIT - “Ata kanë luajtur me skema të ndryshme, por duhet të presim. Puna jonë është që të përgatitem­i mirë për çdo skemë që do të ketë kundërshta­ri. Ne duhet të bëjmë presing në fushën kundërshta­re dhe të sulmojmë”.

DE JONG - “E mira e Frenkit është që mund të luajë në disa pozicione të ndryshme. Nëse ai është mbrojtës, ne mund të dalim më mirë me topin në këmbë. Por, mund të luajë edhe në mesfushë dhe shkon në zonën kundërshta­re me lehtësi. Në të dyja rastet i sjell shumë gjëra pozitive skuadrës. Çdo trajner do të donte ta kishte një lojtar të tillë”.

MESI - “Ne kemi nevojë për Mesin më të mirë, por mbi të gjitha për Barcelonën më të mirë. Duhet t’i bëjmë gjërat ashtu siç duhet. Duhen pasime, lëvizje dhe shpejtësi”.

NDESHJA E PARË - “Ne ishim më mirë sesa Reali i Madridit në pjesën e parë. VAR-I ndikoi me atë penallti duke vulosur rezultatin, por nuk është e vërtetë që në atë kohë ishim keq dhe tani jemi mirë. Futbolli i ka këto gjëra. Gjatë gjithë sezonit ne kemi bërë ndeshje mjaft të mira”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania