Panorama Sport (Albania)

Zidan: Duel si gjithë të tjerët, Ramos dhe Mesi të mos largohen

“Me Barçën vlen aspekti mediatik, por vlen 3 pikë”

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Zinedin Zidan kërkon të ulë tensionin për para ndeshjes me Barcelonën dhe thotë se kjo sfidë ashtu si të tjerat vlen vetëm 3 pikë. Trajneri francez ka vlerësuar maksimalis­ht kundërshta­rin, por thotë se ekipi i tij është në një formë pozitive dhe do të bëjë gjithçka për ta fituar. Në fund ai shprehu një mendim për Mesin dhe shpreson që kapiteni argjentina­s të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona.

GJENDJA - “Do të përgatitem­i ashtu si për ndeshjen e mëparshme. E dimë që është një ndeshje e komplikuar dhe kërkon përqendrim maksimal. Kemi pushuar mirë dhe jemi mirë”.

FAVORITËT - “Atletikoja është ajo që ka avantazhin, por La Liga do të jetë e hapur dhe e luftuar deri në fund. Do të kemi

shumë finale dhe ka shumë kohë. Është një kampionat shumë kompetitiv dhe i bukur. Nuk do të mësohet deri në fund se cili është kampioni. Ka shumë pikë në lojë”.

TAKTIKISHT - “Kemi punuar çdo ditë dhe kemi përgatitur disa gjëra. E dimë që sezoni është i gjatë dhe që jemi

në një moment të mirë. Kemi shumë lojë përpara dhe ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë në garë në të dyja kompeticio­net”.

VINICIUS - “Jemi shumë të kënaqur me Viniciusin. Hazard nuk mund të jetë për këtë ndeshje. Këtë sezon kemi pasur shumë probleme me të dëmtuarit, por kemi një organikë të pasur dhe të gjithë janë të motivuar. Ne po e shijojmë Viniciusin. Ai është ende shumë i ri dhe po punon me qetësi. Unë jam i gëzuar për këtë fakt”.

SERXHO RAMOS “Shpresoj që të mos jetë klasikja e tij e fundit dhe të qëndrojë edhe për shumë vite te Reali i

Madridit”.

TRI PIKË - “Është ndeshje si gjithë të tjerat në këtë aspekt. Sigurisht që në nivelin mediatik është ndeshje e rëndësishm­e, por ne duam 3 pikët”.

HUMBJE - “Nuk mendoj aspak për këtë situatë. Ne do të japim gjithçka në fushë dhe mendojmë pozitivish­t”.

MESI - “Nuk dua që të jetë klasikja e fundit edhe për Mesin. Shpresoj që të qëndrojë te Barcelona. Aty është shumë mirë. Është diçka e mirë për kampionati­n që ai të jetë te Barcelona”.

PA GOLA - “Ne e dimë të gjithë se çfarë lojtari është Lionel Mesi. Ai mund të mos ketë shënuar shpesh në “El Clasico” por e dimë çfarë i sjell Barcelonës. Ne nuk do të luajmë vetëm kundër Leos, por kundër të gjithë Barcelonës. Duhet t’i frenojmë, por janë shumë të rrezikshëm”.

ASENSIO - “Lojtarët sulmues kanë nevojë për gola. Ai tani është shumë mirë dhe e ka kaluar plotësisht dëmtimin. Golat i japin besim dhe ai është i lumtur. Është një lojtar fantastik”.

HAZARD - “Është shumë më mirë. Rikthimi i tij nuk i takon Realit të Madridit, as kombëtares së Belgjikës. Gjithçka varet nga ajo që ndjen lojtari”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania