Panorama Sport (Albania)

Ramos: Me Barçën historike, dua të fitoj një tjetër Champions

Kapiteni: Nuk e lë futbollin, jam ende në formë

-

Serxho Ramos e quan “El Clasico”-n ndeshjen më të madhe të globit. Pavarësish­t se nuk mund të luajë për shkak të dëmtimit, kapiteni madrilen ka disa objektiva të qartë në mendje dhe thotë se nuk ka ndërmend që ta lërë futbollin kaq shpejt. OBJEKTIVI - “Kam në mendje Champions-in e pestë, Botërorin e ardhshëm në vitin 2022 dhe të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio. Do të shkoj kur të vijë momenti. Mendoj se e kam fituar të drejtën që t’i marr vetë vendimet”.

FIZIKISHT - “Mendoj se jam në një formë të jashtëzako­nshme dhe në vitet që do të vijnë do të kujdesem akoma më shumë. Nëse jo, atëherë do të qëndroj në shtëpinë time. Kam një skuadër që merret me fizikun tim, me ushqimin dhe gjithçka tjetër. Të hash çfarë të duash është diçka e mirë, por duhet edhe pak kujdes për shkak të profesioni­t që kemi. Trupi kërkon mirëmbajtj­e dhe unë jam i gatshëm që t’i përgjigjem”. BARCELONA - “Ndeshjet me Barcelonën janë më të parat në botë. Në këto sfida ke një përgjegjës­i të madhe dhe presion të shtuar. Nuk mund të luhen pa sfiduar të tjerët dhe veten. Klasikja ka gjithmonë një shije speciale. Kur humbet, e di që në faqen e parë të gazetës do të jetë fytyra jote. Ne duhet të dimë të jetojmë me këtë situatë”. E ARDHMJA - “Qëllimi im është që të jem legjendë dhe pjesë e historisë së Realit të Madridit. E shoh pak larg momentin që do t’i jap fund karrierës si futbollist. Kur kam folur me lojtarë si Bekham, Ronaldo dhe Zidan më kanë thënë që vendimi është personal. Për momentin trupi dhe mendja më thotë se momenti që do t’i jap fund futbollit nuk ka ardhur. Kam shumë dëshirë që të fitoj, që të luaj dhe që të bëj më të mirën në fushën e lojës. Unë kam fituar gjithçka dhe mund ta lija futbollin, por jo nuk është ajo që dua.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania