Panorama Sport (Albania)

Junajtid përballë Totenhemit, Ole: Duam hakmarrje

Norvegjezi: Na lënduan krenarinë, nuk ndodh më

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ole Gunar Solskjaer pranon se krenar ia e Mançester Junajtidit u lëndua pas humbjes 6-1 në “Old Trafford” me Totenhemin në tetor dhe thotë se skuadra e tij do të zbresë nesër në fushë për hakmarrje kur të vizitojë “Spërsat” në Londër. “Djajtë e Kuq”, të cilët renditen në vend të dytë në Premier Ligë, do të kërkojnë të lënë pas krahëve humbjen e tyre më të thellë në historinë e Premier Ligës dhe të sigurojnë një mes katër vendeve të para në 8 javët e mbetura të kampionati­t. Në takimin e fazës së parë, Mançester Junajtid pësoi vetëm për herë të tretë 6 gola në një ndeshje të Premier Ligës, pas një paraqitje që ishmbrojtë­si Geri Nevil e quajti si patetike dhe me mungesë dëshire. Ish-mbrojtësi i “Djajve”, Patris Evra, shkoi më tej duke e cilësuar si të turpshme, ndërsa sulmuesi Markus Rashford u kërkoi ndjesë tifozëve. Duke kujtuar atë moment, i pyetur se sa e dhimbshme ishte dhe nëse Junajtidi do të jetë i motivuar për t’u hakmarrë të dielën, trajneri norvegjez tha në konferencë: “Po, mendoj se lojtarët do ta kujtojnë atë ndeshje me shumë dhimbje. Krenaria jonë u lëndua. Mënyra si humbëm, nuk ishim vetja, e dimë këtë. Ia vështirësu­am vetes ndeshjen, duke mbetur me 10 vetë. Faza përgatitor­e ishte e shkurtër dhe ne nuk ishim në standardin e kërkuar. Ishim shumë dobët. Jam i sigurt se do të shohim disa nga lojtarët që do të kërkojnë të provojnë se ata mund të bëjnë më mirë se aq. Gjëja më e rëndësishm­e që kemi përmirësua­r është gjendja jonë fizike. Ne e vuajtëm këtë pjesë kundër Totenhemit. Ishte vetëm ndeshja e tretë e sezonit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania