Panorama Sport (Albania)

Salihamixh­iç mund të ikë, Kalle: U trash muhabeti

-

Karl Rumenigge foli në lidhje me thashethem­et rreth largimit të Hansi Flik nga Bajerni i Mynihut në fund të sezonit: “Kjo temë duhet të marrë fund. Është ekzagjerua­r, duhet të komentojmë për të njëjtën temë pa pushim, veçanërish­t kur jemi në çerekun e fundit të sezonit. Ne jemi 7 pikë përpara në kampionat dhe ende kemi një shans për t’u kualifikua­r në gjysmëfina­le. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë së bashku, duhet të punojmë së bashku në mënyrë harmonike. Kjo është kërkesa ime e qartë për klubin. Bajerni gjithmonë qenë klubi ku puna është kryer në harmoni të plotë”, tha Kalle. Por, situata duket se nuk do të qetësohet as pas fjalëve të numrit 2 në klubin gjerman. Sipas “Bild”, Hasan Salihamixh­iç është pranë largimit nga Bajerni pasi klubi po mendon të mbështesë trajnerin Flik. Por, këtij të fundit duket se i janë shtuar inatet me drejtuesit dhe në fund të sezonit mund të braktisë bavarezët. Një situatë e pa qartë dhe kaotike në Mynih me kampionët që ndodhen në një fazë delikate të kampionati­t. Flik apo Brazo? Të dy në një fije te perit por asnjë i sigurt për të qëndruar në klubin bavarez. Ai do të ketë fjalën e fundit do të jetë pa dyshim Oliver Kahn dhe presidenti Herbert Hainer. Kujtojmë që Kahn do të marrë vendin e Karl Hainc Rumeniges më 1 janar të 2022. Ish-kapiteni ka një marrëdhëni­e të mirë me Salihamixh­iç, pasi të dy kanë luajtur te Bajerni. Kjo tremb Flikun, i cili kërkon t’i paraprijë një shkarkimi dhe të largohet para përfundimi­t të kontratës. Kombëtarja e Gjermanisë e josh dhe pas largimit të Lëvit pas Europianit vendi te “Pancerat” do të jetë i lirë. Flik ndihet gati dhe pas një sezoni tjetër të suksesshëm me Bajernin mund të marrë drejtimin e Gjermanisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania