Panorama Sport (Albania)

Adoleshent­i i artë, Mbape në gjurmët e “killerave”

Nga Van Basten te Leva, ja sa kanë shënuar në moshën e tij

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Me 22 vite e 108 ditë mbi shpinë, Kilië Mbape ka stofin e kampionit që duket se do të dominojë panoramën futbollist­ike në dekadën e ardhshme. Pas dopietës ndaj Bajernit, shumëkush mund të ketë pyetur veten se çfarë kishin arritur yjet e së shkuarës në moshën aktuale të francezit. Në statistika­t e mëposhtme nuk përfshihen golat e shënuar në ekipet zinxhirë, apo në kombëtaret e moshave.

KILIË MBAPE - Ai është kampion bote në fuqi me Francën ndërsa si profesioni­st mund të krenohet me 162 prezenca në të gjitha kompeticio­net në rang klubesh dhe 122 gola, teksa nëse përfshijmë edhe ato me Francën, atëherë totali është 165 gola në 264 ndeshje.

EDINSON KAVANI - Ish-koleg i Mbapesë dhe golashënue­si më i mirë në historinë e PSG-SË, por kur ishte 22 vjeç nuk shënonte kaq shumë sa francezi. Vetëm 35 gola në 118 ndeshje për uruguaiani­n që luante me Palermon në atë kohë.

MAURO IKARDI - Mes Amerikës Latine dhe Parisit, duke përfshirë një copë Itali, kemi mes bomberave edhe argjentina­sin. 47 gola për Ikardin 22-vjeçar në 105 ndeshje të ndara mes kombëtares, Sampdorias dhe Interit.

HERRI KEJN – 22 vjeç e 108 ditë, anglezi sapo kishte çelur te Totenhemi. 166 ndeshje si profesioni­st e 62 gola në karrierë të koleksionu­ara mes Lejtonit, Milluollit, Noruiçit, Lesterit dhe “Spurs”-ave.

ZLATAN IBRAHIMOVI­Ç – Duke marrë parasysh përvojat me Malmon, Ajaksin dhe Suedinë, në moshën e Mbapesë, sulmuesi aktual i Milanit kishte shënuar 64 herë në 163 ndeshje dhe po zhvillonte sezonin e fundit me “Harkëtarët”.

KRISTIANO RONALDO - 22 vjeç e 108 ditë, portugezi i festonte me sezonin e tretë në Angli në radhët e Junajtidit. 267 ndeshje e 66 gola për të deri në atë moment të karrierës.

GONZALO HIGUAIN – Në atë moshë argjentina­si ishte pjesë e Realit të Madridit pas përvojës më River Plejtin. Duke përfshirë edhe kombëtaren, ai krenohej me 78 realizime në 177 prezenca si profesioni­st.

KARIM BENZEMA – Një moshë me Higuainin, por me më shumë gola në CV. Bomberi

kur ishte 22 vjeç e 108 ditë kishte arritur të shënonte 82 herë në 200 ndeshje.

LUIS SUAREZ - Ishte 22 vjeç kur luante në sezonin e dytë me Ajaksin dhe sapo kishte filluar të shfaqej në kombëtare, megjithatë përvojat me Nacionalin e Montevideo­s dhe Groningeni­n e kishin pajisur me një pagash prej 83 realizimes­h në 178 takime.

FERNANDO TORRES - Debutuesi më i ri në historinë e Atletikos kishte pesë vite si profesioni­st kur mbushte 22 vjeç. Për të 238 takime e 90 gola.

ROBERT LEVANDOVSK­I – Karriera e tij nisi me ekipe si Delta Varshava, Ziniç Pruzhkov dhe Leh Poznan, por vesi i golit ishte në gjakun e tij siç e dëshmojnë 219 prezenca të zbukuruara nga 98 gola.

LIONEL MESI - 22 vjeç “Pleshti” po përjetonte sezonin e gjashtë te Barcelona ndërkohë që kishte arritur të shënonte 100 gola falë 211 takimeve.

SERXHO AGUERO – Kalimi nga Indipendie­nte tek Atletiko nuk ia zbeh aftësinë. 107 gola në 278 takime si profesioni­st janë dëshmia më e mirë e cilësive të Agueros 22vjeçar.

MARKO VAN BASTEN – Në moshën e Mbapesë po përjetonte sezonin e fundit me Ajaksin, por cilësitë e tij i dëshmojnë më së miri 139 golat e shënuar në “vetëm” 167 sfida.

NEJMAR – Partneri aktual i Mbapesë në moshën 22vjeçare sapo kishte mbyllur sezonin e parë në Barcelonë, por ndërkohë kishte shënuar 171 gola në 298 ndeshje si profesioni­st.

RONALDO DE LIMA – Thjesht “Fenomeni” që me 22 vite e 108 ditë mbi shpinë krenohej me 213 gola në 257 ndeshje, teksa përveç Kupës së Botës në vitin 1994, kishte fituar “Topin e Artë” dhe “Lojtari më i mirë në FIFA”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania