Panorama Sport (Albania)

Ibraimi, “goal.com” e quan Zola i Kukësit

-

Paraqitjet e Agim Ibraimit me Kukësin në Shqipëri dhe rikthimi në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, kanë bërë jehonë edhe në vendin fqinj, në Itali, aty ku provoi të luante një sezon me ekipin e Kaljarit, skuadër ku bëri histori ylli italian, Xhanfranko Zola. Portali prestigjio­z “goal.com” i ka kushtuar një shkrim kapitenit të Kukësit, duke theksuar se shtatë vite e gjysmë më vonë nga prezantimi i tij më 14 shtator 2013 te Kaljari, Ibraimi është shënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore (shkrim para dopietës së Ezesë), duke arritur të fitojë edhe ekipin kombëtar. Në këtë portal kujtohet një detaj interesant me batutën që lëshoi Ibraimi gjatë prezantimi­t të tij, duke u veshur me numrin 10, bluzën e Xhanfranko Zolës dhe marrë mbi supe shumë përgjegjës­i. “Do të ishte mirë të afrohesha të paktën pak më afër asaj që ai bëri. Xhanfranko ishte një numër i shkëlqyesh­ëm 10 i Kaljarit. Tani unë jam këtu dhe shpresoj të mbaj lart përgjegjës­itë”, shprehej atëherë 33vjeçari, të cilat i risjell “goal.com” në shkrimin dedikuar Ibraimit. Në Itali e konsideroj­në si yllin e Kukësit, i cili arriti të fitonte edhe një sfidë personale, duke qenë se, sipas këtij portali, vinte nga disa vite anonimitet­i dhe u rikthye te Kombëtarja pas plot pesë vitesh. “Ishte hakmarrja (e pjesshme) e një personazhi që nuk arriti kurrë të hipte në trenin kryesor. Ose, më saktë: ai e mori atë, por zbriti disa ndalesa më vonë. Kaljari e mori atë nga sllovenët e Mariborit në ditët e fundit të dritares së transferim­it të verës 2013, duke e bërë atë lojtarin e tretë maqedonas në historinë e Serisë A pas Pançev dhe Pandev (atëherë Nestorovsk­i dhe Elmas do të mbërrinin gjithashtu)”, shkruan “goal.com”.

 ??  ?? Agim Ibraimi kur luante për Kaljarin
Agim Ibraimi kur luante për Kaljarin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania