Panorama Sport (Albania)

“Zgjodha Teutën kur ishte 11 pikë më pak se Vllaznia”

Mbrojtësi i majtë: Jam përshtatur shpejt, kujdes Skënderbeu­n

- ZAMIR QYPI

Xhekson Ferreira u afrua te Teuta në merkaton e janarit si një përforcim i rëndësishë­m për krahun e majtë të mbrojtjes. Braziliani u bë i njohur në futbollin shqiptar në vitet 2018-2019 te Luftëtari, ndërsa përpara se të vinte në Durrës, luajti në Kosovë për klubin e Gjilanit. Tashmë ai është një titullar fiks në krahun e majtë te durrsakët dhe në një intervistë për “Panorama Sport” ka treguar për ambientimi­n e shpejtë, si dhe synimet e klubit. Xhekson beson se ky është sezoni i duhur që Teuta ta mbyllë duke fituar gjithçka.

Xhekson, prej disa ndeshjesh po luani titullar te Teuta. A mund të themi se jeni ambientuar plotësisht me ekipin?

Mendoj se po. Teuta më priti shumë mirë. Ne kemi një ekip, trajner dhe staf të mirë. E njihja kampionati­n shqiptar dhe e gjitha kjo e lehtësoi përshtatje­n time të shpejtë te skuadra durrsake.

Aktivizimi juaj ka përkuar me ngjitjen e ekipit në krye...

Kur erdha këtu, ishim 11 pikë pas Vllaznisë dhe njerëzit më pyetën se pse zgjodha të shkoj te Teuta dhe jo në Shkodër. Unë zgjodha Teutën, sepse në vitet e fundit kjo skuadër gjithmonë ka luftuar për kreun e tabelës. Është një ekip që nuk ndryshon trajner dhe shumë lojtarë në fund të sezonit. E dija se mund të luftonim për titullin deri në fund.

Duke parë rivalët për titull, sipas jush, çfarë ka më tepër Teuta?

Diferenca jonë është se ne jemi një skuadër e organizuar mirë taktikisht, nuk pësojmë shumë gola dhe jemi fizikisht shumë të fortë.

Çfarë mendoni se do ta bëjë diferencën në garën për kreun?

Ajo që do të përcaktojë kampionin është se cili ekip do të

bëjë më pak gabime në 9 ndeshjet e mbetura, si dhe ai që është më i mirë fizikisht dhe nga ana psikologji­ke.

Keni dy ndeshje radhazi ndaj Skënderbeu­t, fillimisht Kupë dhe më pas në kampionat. Si i parashikon­i?

Skënderbeu është një ekip që ka marrë shumë pikë me

skuadrat që janë në krye të tabelës. Kanë një skuadër shumë të mirë dhe duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tyre. Duhet të luajmë në nivel të lartë për të fituar kundër tyre, fillimisht në Kupë dhe më pas në kampionat.

Cili është rivali më i fortë për Teutën në kampionat?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania