Panorama Sport (Albania)

Apolonia pikiatë, sezoni më i dobët i dy dekadave

-

Përfundimi i javës së 27-të të Kategorisë Superiore përkon me mbylljen e fazës së tretë. Apolonia ka marrë një humbje të pritshme me Teutën dhe vazhdon ta thellojë diferencën me Skënderbeu­n e vendit të parafundit, tashmë në 6 pikë. Fierakët vijojnë të shtojnë treguesit negativë në këtë edicion të Superligës, teksa faza e tretë ka qenë fatale për ta, duke i dhënë drejtimin për rënien në Kategorinë e Parë. Në fazën e parë, Apolonia siguroi 1 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje, me golavarazh: 5-19, duke u renditur e fundit me 5 pikë të grumbullua­ra; fazën e dytë: 2 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje, golat: 7-11, duke u renditur në vend të 8-të me 8 pikë, ndërsa fazën e tretë statistika­t përkeqësoh­en: 0 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje, golat: 6-14, sërish në vend të fundit me vetëm 4 pikë. Apolonia është e vetmja skuadër që nuk arrin të fitojë asnjë ndeshje brenda një faze të këtij kampionati dhe bashkë me Bylisin e fazës së dytë, janë të vetmet skuadra që kanë grumbullua­r më pak pikë në një fazë: vetëm 4. Fitorja duket si mollë e ndaluar për fierakët, të cilët kanë plot 13 javë që nuk marrin dot tri pikë. Për herë të fundit, Apolonia ka marrë 3 pikë të plota javën e 14-të, më 16 janar 2021, teksa mposhtte Laçin me rezultatin minimal 1-0 në “Loni Papuçiu”, gati 3 muaj më parë! Në 15 vitet e fundit, Apolonia ka marrë pjesë 6 herë të tjera në Superligë. Edhe këtë sezon paraqitja e fierakëve është nga më të dobëtat ndër vite dhe skuadra duket se nuk ka forca për ta shmangur rënien nga kategoria. Për lexuesit e “Panorama Sport” po paraqesim statistika­t e 27 javëve në 7 pjesëmarrj­et e Apolonisë në Superligë gjatë 15 viteve të fundit, ku ekipi i sivjetshëm zë vendin e tretë nga fundi. Ajo që bie në sy është fakti se tri pjesëmarrj­et e fundit në Superiore, janë më të dobëtat e gjithë historisë së Apolonisë në futbollin elitar. BUJAR RAMA

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania