Panorama Sport (Albania)

Bylisi, Hadroji dhe Kojiç humbasin transfertë­n kurbinase

- ERJON SALIU

Bylisi u mund 3-0 në sfidën ndaj Partizanit, në një duel që nisi keq për ballshiotë­t, ku pas gabimit të Qirkos, skuadra mallakastr­iote pësoi një gol rekord që në 15 sekondat e para. Ekipi i Dovedan e mbylli fazën e tretë në vendin e tetë, që të çon në “play out” për qëndrimin në kategori. Duket se deri në fund ballshiotë­t do të luftojnë për këtë pozicion edhe pse shpresa e tyre është që të shkojnë në vendin e shtatë, ku i shpëton direkt rënies. Ndaj Partizanit skuadra mallakastr­iote pati dy mungesa të rëndësishm­e si Millos Stojanoviç dhe Edison Ndreca, që po kalonin një formë mjaft të mirë. Pezullimi i tyre bëri që trajneri Dovedan të detyrohej të improvizon­te Ntepen në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa ne vend të Stojanoviç në qendër të mbrojtjes, luajti 17-vjeçari, Marçelino Preka. Mirëpo, kartonët e marrë në këtë ndeshje, e dënojnë sërish Bylisin për takimin e radhës, këtë herë në transfertë kundër Laçit të dielën. Mbrojtësi Andi Hadroji dhe sulmuesi Nemanja Kojiç u ndëshkuan me të verdhë dhe plotësuan numrin 4 të tyre, duke qenë tashmë mungesa të sigurta në takimin e radhës për kampionat. Megjithatë, si ngushëllim është rikthimi i titullarëv­e Stojanoviç dhe Ndreca. Dovedan do të jetë i detyruar që të bëjë sërish lëvizje në formacion, ndërsa skuadra ndodhet në një moment kritik, ku nevoja e pikëve është imediate. Përveç fazës së parë, ku Bylisi barazoi me kurbinasit, në takimet e tjera, ka humbur në Laç dhe Ballsh. Madje në sfidën e fazës së tretë pati sherr masiv, duke bërë që të dënoheshin Carkanji dhe Nuabueze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania