Panorama Sport (Albania)

“Bomberi” Magani: Jemi të pathyeshëm

“E meritojmë kreun, gati të kalojmë çdo pengesë për të kurorëzuar me sukses këtë sezon”

- ALDO BUZI

Artur Magani nuk po di të ndalet, ashtu si edhe vetë Egnatia. Sulmuesi shënoi edhe në fitoren e fundit të rrogozhina­sve, duke u shkuar në kuotën e 7 golave. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, peqinasi shpall kandidatur­ën për “Këpucën e Artë”, ndërsa ndalet edhe te misioni “Superiore”. Ai e quan ngjitjen një formalitet, ndonëse e di që pengesat nuk do të mungojnë deri në fund të këtij rrugëtimi.

Nisni sërish shkëputjen me ndjekësit, jeni më të qetë pas kësaj?

Gjatë gjithë kampionati­t kemi qenë të qetë në fakt. Ngjitja është misioni ynë dhe jam i sigurt që do t’ia

dalim. Askush më shumë se ne nuk e meriton, mjafton të shohësh edhe organizimi perfekt që kemi si klub. Asgjë nuk do të na ndal drejt “kurorëzimi­t” final.

Sa për qind shanse keni për t’u ngjitur në elitë?

Maksimale, pastaj e kemi vetë në dorë. Jemi shumë lart krahasuar me rivalët. Prej javës së parë e deri tani kemi ditur të menaxhojmë mirë çdo duel. Vështirësi­të gjatë një rrugëtimi janë të pranishme, por i kemi kaluar me sukses. Gara vazhdon dhe çdo pikë vlen për të plotësuar llogaritë. Ne jemi një hap përpara të tjerëve.

Shënoni sërish dhe shkoni në kuotën e 7 golave. Jeni gati për të shpallur kandidatur­ën për “Këpucën e Artë”?

Duke qenë sulmues, normalisht që i dua golat. Çdo mundësi që më krijohet e marr më shumë se seriozisht, pasi dua të shënoj. Fillimisht u përshtata me lojën e skuadrës dhe objektivat që u vendosën. Në vazhdim mendova që edhe aspekti personal të mos mbetet pas. Shpresoj që të mos ndalem më. Golashënue­s? Dëshira është e madhe për ta arritur këtë titull në përfundim të sezonit, por nuk është primare. Rëndësi ka që ne të marrim pikët dhe ngjitemi.

E kapët “mat” në dy minuta Besën, kaq e lehtë ishte ta mundnit?

Kavajasit kanë një grup shumë të mirë, por ne i kishim idetë të qarta. Donim të ruanim kreun e, pse jo, të shkëputesh­im. I shfrytëzua­m rastet tona dhe kaq. Edhe tifozët na motivuan pa masë. Ishin jashtë stadiumit, por e ndiem praninë e tyre.

E prisnit “dhuratën” nga Tomori–pogradeci?

Të them të drejtën, nuk e kam pasur fare mendjen tek ajo ndeshje. Çdo gjë deri tani e kemi pasur vetë në dorë. Egnatia ka vendosur një objektiv dhe me meritë po mban kreun. Kemi zbritur në fushë që të luajmë futboll të bukur e kushdo që beson te ne, të jetë i bindur se jemi të pandalshëm.

Ju shpërblyen pas këtij triumfi?

Shpërblim? Në Rrogozhinë kurrë nuk janë diskutuar financat. Presidenca na ka mbështetur pa masë dhe normalisht që drejtimi korrekt ndikon edhe te paraqitjet tona. Në çdo fitore, nuk na lënë pa gjë (qesh).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania