Panorama Sport (Albania)

Tension në KOKSH, kandidati Biba: Po blihen vota 6 mijë euro

-

Kandidati për president të KOKSH, Martin Biba, akuzon se po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve në asamblenë e 17 prillit. Ish-presidenti i Mundjes thotë se qeveria po ndërhyn rëndë dhe se po shantazhoh­en votuesit! Me anë të një letre të postuar në faqen e tij në rrjetet sociale, Biba i ka bërë thirrje shumicës së anëtarëve të asamblesë që me votën e tyre ta ndryshojnë këtë situatë. Gjithashtu, ai shprehet se banda e Rilindjes ka ngritur celulën e presionit të blerjes së votës. REAGIMI I PLOTË I MARTIN BIBËS: “Gara për presidenti­n e KOKSH (Komiteti Olimpik Shqiptar) dhe organeve drejtuese më 17 prill 2021 akoma nuk dihet se ku do mbahet dhe në çfarë ore zhvillohet asambleja ‘e zakonshme’ zgjedhore. Një javë e ndan sportin tonë nga ‘zgjedhjet’ në organin më të lartë dhe të përfaqësim­it në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’ të cilat mbahen në Japoni, korrikgush­t 2021. Kam shkruar shpeshherë dhe jam prononcuar publikisht se KOKSH duhet të zgjidhë dhe të ndryshojë rrugën e greminës që ka marrë prej shumë vitesh dhe ja ku jemi: 1- Organizim i çorientuar i disa asambleve të jashtëligj­shme dhe gjoja të ligjshme; 2- Asamble e zakonshme zgjedhore për organet e reja drejtuese të KOKSH një javë para zgjedhjeve politike në vend (17 prill 2021 KOKSH dhe më 25 prill 2021 politike); 3- Banda e ‘Rilindjes’ kandidon për president një deputet të sajin dhe ka ngritur celulën e ushtrimit të presionit të blerjes së votës, shantazhin me presionet politike të pushtetit, por edhe krimit të organizuar që tashmë e do dhe KOKSH-IN nën kontroll; 4- Presioni i mospranimi­t të mbi 20 federatave sportive si anëtare të asamblesë me të drejtë vote me motivin ‘mungesë dokumentac­ioni’ dhe mospagimin e kuotizacio­nit, pa i paralajmër­uar dhe skualifiki­min e një kandidati tjetër për president për mungesë dokumentac­ioni; 5President­i i shkarkuar vazhdon procedurat ligjore në gjykata dhe ka dërguar në prokurori për korrupsion gjysmën e këtyre organeve që organizojn­ë këtë asamble; 6- Asambleja do të zhvillohet një muaj mbasi u miratua statuti i KOKSH dhe i KVE (Komisioni i Vlerësimi të Etikës). Sa mund të zbatohet ky statut dhe KVE të funksionoj­ë me eficiencë të plotë për një muaj kuptojeni vetë; 7- Vazhdon hilja dhe gracka burokratik­e për drejtuesit e federatave me shpresën e manipulimi­t të votës se me gjasë tani e kemi nën kontroll çdo gjë dhe nga ata të skualifiku­arit ata që janë me ne (bandën e ‘Rilindjes’) do t’i lejojmë e ata që janë kundër nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, pra vetëm votat pro tyre; 8- Blerja e votave shkon nga 4 mijë euro deri 6 mijë euro sipas fjalëve dhe thashethem­eve në ambientet parazgjedh­ore e parapoliti­ke në KOKSH (kjo duhet vërtetuar se a do të ndodhë një natë parazgjedh­jeve apo më parë), ‘Rilindja’ e ka zakon ta bëjë se nuk e ka për herë të parë. Unë jam kandidati për president i KOKSH dhe ju bëj thirrje duke besuar fort në shumicën dërrmuese të anëtarëve të asamblesë që me votën e tyre ta ndryshojnë këtë situatë dhe t’i dërgojnë në shpi ata që e kanë prurë KOKSH-IN në këtë situatë. Ju garantoj se kush do të përfshihet në këto pazare, nuk do të ketë vend më në KOKSHIN e të ardhmes! Pres me padurim që të punojmë së bashku për të mirën e federatave sportive dhe të olimpizmit shqiptar!”, shkruan Martin Biba në letrën e tij, disa ditë para zgjedhjeve në Komitetin Olimpik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania