Panorama Sport (Albania)

Bezhani: Qeveria po shkatërron Komitetin Olimpik

-

Viron Bezhani, presidenti i shkarkuar i KOKSH, ka reaguar sërish për procesin zgjedhor në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar. Me anë të një letre, Bezhani denoncon ndërhyrjet politike, që sipas tij, po bëhen në KOKSH. Ja çfarë shkruan ndër të tjera ish-kreu i Komitetit Olimpik në letrën e tij: “Konflikti i interesit është kryefjala e asamblesë zgjedhore 17 prill 2021. Për interesa politikë e personalë po luhet në mënyrë të paskrupull­t dhe gjakftohtë me anëtarët e asamblesë së KOKSH, duke u hequr të drejtën e votës 23 federatave, ndër to edhe një nga federatat më të rëndësishm­e, siç është ajo e futbollit, me tendencë e pretekst përjashtue­s dhe dobësues të së drejtës së pjesëmarrj­es dhe fuqisë së votës së anëtarëve. Jam këtu për të denoncuar skandalin e radhës që PS po bën në sport dhe konkretish­t në KOKSH. Emisarë partiakë të Rilindjes në sport po shkatërroj­në organizimi­n dhe funksionim­in e tij me qëllimin e qartë për të uzurpuar KOKSH dhe kthyer atë në repart politik të PS. Nga ana tjetër, individë, zyrtarë dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, ligjshmëri­a, etika dhe keq menaxhimi financiar në mandatin e tyre i kam çuar në Prokurori të denoncuara nga ana ime si presidenti i KOKSH. Ata luajnë këtë lojë numrash për t’u siguruar, që politika t’i mbrojë krahët nga shkeljet e tyre, të cilat ligji do t’i zbardhë në kohë, edhe pse përpjekjet akrobatike për të përfituar në zgjedhje të bëra me ngut, tregojnë qartë se sa mungesë etike dhe konsiderat­e ka institucio­ni Kombëtar i Lëvizjes Olimpike në Shqipëri. Duke përdorur kërcënime dhe shantazhe ndaj federatave me bllokime fondesh, në mënyrë të drejtpërdr­ejtë dhe tërthore, i ka detyruar që të shkatërroj­në asamblenë zgjedhore.

Fidel Ylli që kandidon njëkohësis­ht për deputet, por edhe president i KOKSH, si një ligjvënës, është përgjegjës­i i kësaj situate. Në vend që të kërkojmë të zbatohet ligji nga ky ligjvënës, përkundraz­i shkelet me të dyja këmbët. Zyrtarët e KOKSH që janë pjesë e kësaj maskarade dhe loje makinacion­esh nuk janë më pak, pasi më minimalja që mund të bënin është njoftimi i federatave për mangësi dokumentac­ioni dhe jo t’i linin deri në ditët e fundit, duke i përjashtua­r. Ky është me të vërtetë një veprim mjaft i turpshëm i këtyre zyrtarëve në thonjëza, të cilët po e turpërojnë jo vetëm sportin, por edhe Shqipërinë”, shkruan Bezhani në deklaratën e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania