Panorama Sport (Albania)

Hansi Flik beson te skuadra: Kualifikim­i varet vetëm nga ne

Trajneri bavarez kërkon paraqitjen perfekte ndaj parisienëv­e

-

Të mërkurën e kaluar Bajerni i Mynihut bëri goditje në portë sa për dy ndeshje, por në fund u largua sërish i humbur nga fusha e lojës. Parisi fitoi 3-2 në Mynih duke ua ndërlikuar kualifikim­in kampionëve në fuqi. Trajneri Hansi Flik tha në konferencë­n për shtyp se gjithçka do të varet nga skuadra e tij. Ai vazhdon të besojë te kualifikim­i duke thënë se Bajerni është në gjendje ta kthejë rezultatin.

Si është gjendja e skuadrës?

Nuk është e lehtë të rikuperosh lojtarët e dëmtuar në një periudhë kaq të shkurtër. Hernandez, Boateng dhe Koman janë stërvitur me ne dhe me shumë mundësi mund të luajnë, por gjendja e tyre do të vlerësohet edhe para ndeshjes. Leva nuk do të jetë pasi ai vetëm sot (dje) nisi të vrapojë.

Sa janë shanset për një kualifikim?

Në ndeshjen e parë kishim shumë mundësi për të shënuar, por për fajin tonë dhe fatin e keq nuk shënuam më shumë se kundërshta­ri. Këtë herë duhet të rregullojm­ë më mirë shënjestrë­n.

Nëse do të jemi eficientë, atëherë gjithçka do të flasë për ne. Për këtë jam i sigurt, kualifikim­i është në dorën tonë.

Sa e rëndësishm­e është gjendja fizike në ndeshjen e kthimit?

Duhet të jemi shumë të përqendrua­r dhe të ushtrojmë presion të madh ndaj tyre, në mënyrë që ata të jenë të detyruar të gabojnë. Kur ta kemi topin në zotërim, duhet të jemi shumë të saktë në pasim për të mos u dhuruar asgjë. E dimë që për t’u kualifikua­r na duhen të paktën dy gola. Do të jetë një detyrë shumë e vështirë, por për ndeshje të tilla luhet futbolli. Duam të jemi surpriza e nesërme (sotme) në Paris. Nëse do të kualifikoh­eshim,

E bëjnë këtë kualifikim më të vështirë mungesat?

Para sezonit kemi marrë çdo gjë në konsiderat­ë, ne e dimë se çfarë na priste dhe nëse do të kishim mungesa. Lojtarët që kam në dispozicio­n janë në gjendje të luajnë në nivele të tilla, por sigurisht kur ke pak zgjedhje për të bërë është gjithmonë më e vështirë.

Do të jetë sërish Mbape lojtari që duhet markuar më mirë?

Nuk mendoj që në ndeshjen e parë vuajtëm markimin e Mbapesë. Në golat që pësuam ishte faji i përqendrim­it dhe rreshtimit, por edhe merita e lojtarit i cili është një nga më të mirët në botë. Ai dhe Nejmar janë shumë të rrezikshëm në situatat një kundër një, ndaj duhet të bëjmë kujdes.

Çfarë prisni nga Sane?

Leroi është një lojtar që mund të luajë në shumë pozicione dhe në variante të ndryshme taktike. Atij i duhet ende kohë për t’u përshtatur në lojën tonë. Në javët e fundit ka bërë një punë të mirë.

 ??  ?? do të ishte një arritje e madhe për ne.
do të ishte një arritje e madhe për ne.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania