Panorama Sport (Albania)

Kimish: Sot të gjithë jemi liderët e Bajernit

“Eliminimi me Realin djeg ende, por tani kemi ndryshuar”

-

Sot në mbrëmje do të jetë një nga detyrat për të vështira për Bajernin e Mynihut që duhet ta kthejë rezultatin e ndeshjes së parë në Gjermani për të vazhduar rrugën drejt Champions-it. Mesfushori gjerman, Joshua Kimish, tha se për të arritur një sukses në Paris, të gjithë lojtarët duhet të jenë gati për të bërë liderin në fushën e lojës dhe për të tentuar mbrekullin­ë.

Pse mendoni që Bajerni do të kualifikoh­et për në gjysmëfina­le?

Sepse jemi skuadra më e mirë dhe të bindur që mund të shkojmë në turin tjetër. Edhe në ndeshjen e parë ishim skuadra më e mirë, edhe pse rezultati ishte jo ai që dëshironim. Por, gjithsesi jam i bindur që mund të bëjmë kthesën e madhe dhe të kualifikoh­emi për në gjysmëfina­le.

Do të jetë një nga ato ndeshje ku fjala dorëzim nuk ekziston?

Do të varet shumë nga mentalitet­i me të cilin do të futemi në fushën e lojës. Duhet të jemi gati për të shënuar në mundësitë që do të na paraqiten.

Sa e vështirë do të jetë për ndaluar Mbape-nejmar?

Në ndeshjen e parë bëmë

shumë gabime dhe sulmi i tyre ishte në gjendje për të na ndëshkuar. E dimë që edhe nesër (sot) do të jetë e njëjta vështirësi. Parisi nuk kishte shumë mundësi në Mynih, por ato pak raste që krijuan arritën t’i shfrytëzon­in në maksimum. Tani do të varet nga ne për të mos i lejuar që t’i

afrohen zonës.

Cili lojtar do të jetë në gjendje për ta zgjidhur ndeshjen?

Do të varet nga secili prej nesh. Në skuadër nuk ka “unë”, por “ne”. Të gjithë duhet ta ndiejnë veten lider dhe të jenë gati për të sakrifikua­r për skuadrën. Është dita kur

të gjithë duhet të jenë në 100% të formës së tyre. Dhe më pas të godasim në momentin e parë që na paraqitet.

Fakti që do të luani pa tifozë në ndeshjen e kthimit është një avantazh apo disavantaz­h?

Në përgjithës­i është më mirë kur luan në shtëpi. Kjo, pasi njeh më mirë fushën dhe ambientin. Mendoj që e njëjta gjë vlen edhe për Parisin. Sigurisht që është avantazh për skuadrën udhëtuese kur luhet pa tifozë, edhe pse prania e tyre në stadium është një stimul i madh për lojtarët në fushë. Këtë gjë e kemi vuajtur jo pak në ndeshjen e parë në

Mynih.

Në një situatë të tillë keni qenë edhe në 2018 kur pasi humbët në shtëpi 2-1 me Realin, nuk shkuat më shumë se një 2-2 në Madrid duke u eliminuar. Do t’ia dilni kësaj radhe?

Më kujtohet shumë mirë ai moment. Edhe pse bëmë një punë të mirë, nuk shfrytëzua­m në maksimum rastet për shënim. Shpresoj të kemi nxjerrë mësimet tona nga ajo ndeshje dhe të bëjmë një paraqitje ndryshe. Parisi e di që ne ishim skuadra më e mirë në ndeshjen e parë dhe kështu do të jetë edhe në atë të kthimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania