Panorama Sport (Albania)

Myler: Kujdes Mbape-nejmar

“Kjo, ndeshja e jetës për ne, më kanë parë sytë shumë gjëra në karrierë”

-

Tomas Myler mendon se kualifikim­i në gjysmëfina­le është më se i arritshëm për skuadrën e Bajernit. Mesfushori gjerman u shfaq i qeshur në konferencë­n për shtyp duke lënë të nënkuptohe­j që humori është i lartë te skuadra gjermane, edhe pse do të vijë në këtë takim me disavantaz­hin 1 goli.

Çfarë duhet të ndodhë nesër (sot)?

Nëse do të krijonim 31 raste për shënim dhe të humbnim, atëherë do të preferoja një skenar tjetër. Është një ndeshje ku duhet të përqendroh­emi shumë te detajet, të shënojmë në çdo rast që na paraqitet. E dimë që jemi në gjendje për të bërë gjëra të mëdha dhe te Bajerni fjala frikë nuk ka ekzistuar asnjëherë.

Cila do të jetë taktika?

Sigurisht që nuk do të luajmë me pesë sulmues, do të jetë një ndeshje normale në aspektin taktik. Duhet të ruajmë qetësinë dhe të shfrytëzoj­më të gjitha rastet. Sigurisht që vrulli në fillim të ndeshjes do të jetë i madh, nuk kemi çfarë humbin. Luajmë për gjithçka.

Sa i madh është rreziku që mund të ndëshkohen­i?

Në futboll mund të ndodhë gjithçka. I kam përjetuar të gjithë skenarët, asgjë nuk do të jetë e re për mua. Loja ka disa momente kyçe ku ne nuk duhet të gabojmë. Është kaq e thjeshtë me fjalë, por shumë e vështirë në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët kanë eksperienc­ën e duhur dhe kualitetin për të bërë një ndeshje të madhe, kjo pasi të gjithë ishin pjesë edhe në arritjet e sezonit të kaluar ku fituam gjithçka si skuadër.

Si e keni planifikua­r t’i

ndalni Nejmarin Mbapenë?

Mbape është shumë i rrezikshëm. Me mënyrën që luajmë, hapësirat për të janë shumë të mëdha dhe pikërisht këtë duhet të ndalojmë nesër (sot) që të ndodhë. Mbape dhe Nejmar janë shumë të rrezikshëm në

dhe

kundërsulm­e. Nëse do të rrezikojmë të luajmë përpara, duhet të marrim në konsiderat­ë edhe faktin që mund të ndëshkohem­i. Edhe pse kjo do të ishte fatale, duhet të rrezikojmë.

Ka mundësi Bajerni të mbrojë trofeun në Europë?

Për ne kjo gjë do të ishte

shumë e rëndësishm­e. Jemi duke punuar që nga shtatori për të mbrojtur titullin. Fatkeqësis­ht nuk kemi të gjithë lojtarët në dispozicio­n, por do ta provojmë edhe më këto forca të pakta që disponojmë. I kemi të gjitha shanset për të kthyer ndeshjen në favorin tonë.

Si mund ta mposhtë mendja lodhjen trupore?

Është pjesë e punës sonë dhe për këtë paguhemi. Në fund lojtarët ndryshojnë nga njëri-tjetri në momentin kur forca e mendjes dhe ajo fizike mbizotëron mbi gjithçka. Nëse një skuadër ka lojtarë të tillë, atëherë mund të arrijë gjithçka që dëshiron. Nuk kemi asnjë alternativ­ë tjetër, duhet të punojmë fort për të arritur objektivin.

Është e vërtetë që i keni kërkuar Robenit të vinte në Paris?

Ishte një shaka. Jam stërvitur gjatë javës me një njëjtin fizioterap­ist që ka punuar edhe me Arjenin në kohën kur luante për ne. Ai më tha që Roben kishte punuar me të për rikthimin dhe kur e pashë në fushë e ftova për të qenë pjesë e skuadrës. Kjo, pasi ai ishte një lojtar që jetonte për ndeshje të tilla.

Rrezikohet sezoni në rast eliminimi?

Do të ishte e rëndë pasi përveç kampionati­t nuk do të kishim më asgjë për të luftuar. Duke parë edhe eliminimin nga Kupa e Gjermanisë, Champions-i është objektivi i dytë madhor pas kampionati­t për t’u fituar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania