Panorama Sport (Albania)

Tuhel: Nuk ka mbaruar me Porton

Portugezët do të frymëzohen nga Junajtidi, i vetmi ekip që ka përmbysur këtë disavantaz­h

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Çelsi duket se ka bërë një hap të rëndë sishëm drejt gjysmëfina­leve të Champions-it pas fitores 2-0 në ndeshjen e vajtjes. Porto pësoi dy gola në ndeshjen që luajti në fushën neutrale të Sevijes si skuadër pritëse dhe nëse beson te një mrekulli duhet të shmangë që anglezët të shënojnë gol, përndryshe do të jetë shumë e vështirë. Portugezët duhet të shënojnë të paktën tre gola që të kenë një shans për t’u kualifikua­r. Vetëm njëherë në historinë e Ligës së Kampioneve, një skuadër që ka humbur 20 në shtëpi në ndeshjen e parë, ka arritur ta përmbysë disavantaz­hin dhe kualifikoh­et më tej. Dhe kjo skuadër është Mançester Junajtid, që përmbysi disavantaz­hin 2-0 në “Old Trafford”, duke fituar 3-1 në “Parc des Princes” kundër PSG-SË në 1/8-at e sezonit 2018-‘19. Ajo penallti në frymën e fundit e Markus Rashfordit siguroi kualifikim­in e “Djajve” në atë mbrëmje, të cilët u kualifikua­n falë rregullit të golit në fushë kundërshta­re. Mançester Junajtid është e vetmja skuadër në historinë e Champions-in që e ka bërë diçka të tillë nga 18 tentativa në total. Prandaj trajneri i bluve, Tomas Tuhel, kërkon përqendrim nga skuadra e tij sot në Sevije: “Ne nuk do ta ndryshojmë planin e lojës tonë. Për ne është e rëndësishm­e që të jemi të përqendrua­r te vetja, luajmë ndeshjen më të mirë të mundshme dhe kjo rrit shanset për të marrë një rezultat pozitiv. Sa i përket rezultatit, është më e lehtë për Porton, sepse ata duhet të

shënojnë tre gola për t’u kualifikua­r dhe për ta plani është i qartë. Ndërsa ne e nisim në këtë mënyrë. Unë shpresoj që ne ta përqafojmë këtë sfidë dhe ta ndiejmë atë. Kemi një avantazh të pastër nga ndeshja e parë, por ka përfunduar vetëm pjesa e parë”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania