Panorama Sport (Albania)

Benitez: Duhet Liverpul agresiv, e penalizon mungesa e tifozëve

-

Rafa Benitez ka analizuar ndeshjen e kthimit mes Liverpulit dhe Realit të Madridit. Trajneri spanjoll, i cili ka qenë në drejtimin e të dyja skuadrave në etapa të ndryshme. Ai thotë se një gol i shpejtë do të hapë këtë eliminator­e. “Për mënyrën se si është rezultati i ndeshjes, një gol i shpejtë do të rihapte ndeshjen. Çelësi i suksesit është që ekipet të mos jenë nervoze, të mos nguten dhe të ruajnë përqendrim­in. Me futbollist­ë të këtij kualiteti, goli do të vijë”, ka shpjeguar ai. Ai tha gjithashtu, se mungesa e tifozëve do të ndikojë negativish­t te Liverpuli, por e këshilloi ekipin e Klopit që të jetë më agresiv. “Liverpuli duhet të jetë më agresiv në këtë ndeshje, të ketë më shumë intensitet nga ndeshja që luajti në Madrid. Për fat të keq nuk mund të kenë edhe mbështetje­n e madhe të tifozërisë. Tifozët e kuq do të sillnin një armë më shumë për përmbysjen. Në eksperienc­ën time kam kuptuar që për këto mbrëmje ata janë një motiv shtesë”, sqaroi më tej Benitez. Spanjolli i thuri elozhe Kasemiros për rolin e tij vendimtar që ka në fushën e Realit të Madridit. “Reali është një skuadër shumë e ekuilibrua­r. Kasemiro e bën mjaft mirë rolin e tij përpara mbrojtjes dhe lejon Krosin dhe Modriçin që të jenë më të lirë për të qarkulluar topin. Për të fituar ndeshje të tilla të duhet ekuilibër. Gjithashtu, braziliani u jep mundësi edhe lojtarëve të krahut që të zbresin më shumë në sulm, edhe pse e vërteta është që në ndeshjen e parë nuk patën shumë punë. Naço është një lojtar i madh në ndeshje të tilla dhe kurrë nuk kam pasur dyshim për të. Ai ka marrë rolin e liderit pas mungesës së Ramosit dhe Varanit”, përfundoi trajneri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania